GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Inceneratorët, PD: 430 mln euro për vepra që nuk ekzistojnë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi i PD-së: Klodian Zoto dhe Stela Gugallja përfituan nga 627 mln lekë nga Belinda Balluku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka vijuar me pyetjet publike për aferën e inceneratorëve drejtuar Prokurorisë së Posaçme. Përmes një deklarate për shtyp, anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi theksoi se 430 milionë euro janë marrë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për vepra publike që nuk ekzistojnë.

Deklarata e plotë:

Prej një muaji tashmë, i drejtohemi SPAK-ut me pesë pyetje çdo ditë, lidhur me mega-aferën e inceneratorëve.

E kemi provuar se inceneratorët nuk ekzistojnë, pra janë lëvruar paratë për ta, por djegësit nuk janë ndërtuar. Përderisa një pasuri publike prej 430 milion eurosh është marrë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për vepra publike që nuk ekzistojnë, pyetja që duhet bërë është: A ekziston SPAK-u?

A mos është një iluzion ngritja e Prokurorisë Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit kur krimi dhe korrupsioni nuk janë më ‘specialë’, por janë bërë si buka e uji? Nuk do bëjmë këtë pyetje sot, sepse mos përgjigjet apo mos reagimi e sigurojnë përgjigjen dhe realitetin.

Sot po i rikujtojmë publikut dhe atyre që kanë tagrin të hetojnë një ngjarje të rëndë dhe disa pyetje të thjeshta:

A ka pasur garë, siç kërkon ligji për inceneratorin e Elbasanit qe kushtoi 23 milion euro?

A mund te ketë gare kur nuk ka pasur te publikuar asnjë kriter vlerësues? Asnje kohe per ankesa dhe asnjë specifikim teknik???

A janë kryer vërtet 9 procedura brenda ditës? A është ligjore kjo?

A është hartuar kontrata brenda dites nga Drejtoria Juridike e Kryeministrisë?

A është nen hetim Drejtori Juridik dhe, a i është ofruar te behet bashkëpunëtor i drejtësisë, që të tregojë gjithë skemat dhe bosët e vjedhjes?

Këto pyetje për SPAK-un dëshmojnë edhe pazotësinë e tyre për të lëvizur as gishtin.

9 procedura brenda ditës; mungesa e garës për një vepër publike; hartimi i kontratës brenda ditës nga Drejtoria Juridike e Kryeministrisë; nuk janë gjë tjetër veçse dëshmi se, për shkelje të tilla, me gjurmë kaq të trasha, vendimet merren shumë lart.

Është urdhri dhe bekimi i Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit që e bën SPAK-un të rrijë SUS.

Nuk goditet dora e atij që të ka dhënë një punë të mirë e të lejon të bësh ndonjë punë të keqe.

Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, as kur e ka emrin Edi Rama, Arben Ahmetaj apo Engjëll Agaçi.

Etiketa: inceneratorëtPD

Lajme të lidhura

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26
“Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni”/ Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen
Breaking Views

“Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni”/ Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen

19:18 - 12/11/26
Para
Deputeti i PD denoncon skandalin: Rilindja mbyll Kadastrën në Tropojë

Deputeti i PD denoncon skandalin: Rilindja mbyll Kadastrën në Tropojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365
Breaking Views

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

Mijëra përdorues në mbarë botën janë përballur me probleme në përdorimin e shërbimeve të Microsoft, pas një ndërprerjeje që preku...

Lexo më shumë
Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!

Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!

21:45 - 12/11/26
Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com