GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Inceneratorët/ Vasili, thirrje SPAK: Shko në zyrën e Ramës boll ju shmange detyrës

11:36 - 23/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ktheu ligjin për “Bashkëqeverisjen”, Vasili mbështet veprimin e Metës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i ka bërë sërish apel SPAK-ut të hetojë kryeministrin Edi Rama për aferën e inceneratorëve. Vasili shkruan se Rama dhe qeveria kanë paguar dhjetëra milionë euro për tre Inceneratorë të pa ndërtuar.

Sipas tij, Rama që u bën “moral të gjallëve e të vdekurve dhe që shet dëngla gjoja parimore edhe Europës e Botës kur vjen puna tek Inceneratorit ikën e shmanget si djalli nga temjani”. Për Vasilin, mali i fakteve dhe dokumenteve është aty si shpata e demokleut për Ramën që përdridhet, por nuk shpëton dot.

Postimi i plote:
Po pse Ramës gjithmonë i fiket zëri tek INCENERATORET!
Rama ky shkollëpaktë që çirret, ulërin, klith, murmurit, aktron, xhestikulon për lloj-lloj temash pa asnjë vlerë, kur vjen çështja tek INCENERATORET i fiket zëri.
Nga Inceneratorët, përmes Inceneratorëve dhe nga oktapodi i i Inceneratorëve janë grabitur qindra milionë euro.
Rama & Qeveri kanë paguar dhjetëra milionë euro për tre Inceneratorë të pa ndërtuar.
Rama vetë & Qeveri i kanë vënë firmat aferës së paligjshme të Inceneratorëve dhe kanë përgjegjësi të rënda përpara ligjit.

Rama & Qeveri kanë grabitur para të Inceneratorëve përmes pleqve në azil, të vdekurve, atyre që mbledhin kanoçe, barinjve etj.
Rama & Qeveri i kanë hapur autostrada rrëmbimit të milionave përmes evazionit fiskal duke mos mbyllur sytë me qëllim.
Po për Inceneratorët Rama ky ulëritësi i madh mbetet pa zë, i mbaron, i fiket krejt zëri.
Ky që hidhet e përdridhet si llafazan rrugësh nëpër podiume, që përdredh zërin e trupin nëpër mikrofona, që shan të madh e të vogël, pikërisht ky tek Inceneratorët shuhet krejt.
Ky që u bën moral të gjallëve e të vdekurve dhe që shet dëngla gjoja parimore edhe Europës e Botës kur vjen puna tek Inceneratorit ikën, ikën dhe vetëm ikën e shmanget si djalli nga temjani.
Inceneratorët e bëjnë Ramën zëfikur, zëmbaruar, zëshuar.
SPAK shko në zyrën e Ramës boll ju shmange detyrës, shko që edhe zëfikurit Rama t’i vijë prapë zëri dhe të tregojë hajdutërine në krye të së cilës është vetë.
Mali i fakteve dhe dokumenteve është aty si shpata e demokleut për Ramën që përdridhet, por nuk shpëton dot.
INCENERATORET janë halli pa shpëtim i Ramës, me zë apo pa zë do përgjigjet deri në një për grabitjen më të tmerrshme, që iu është bërë shqiptarëve.

 

Etiketa: RamaSpak

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Atentati në Milot/ Makina e blinduar u pa në varrimin e Brilant Martinaj

Atentati në Milot/ Makina e blinduar u pa në varrimin e Brilant Martinaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com