GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Inceneratori i Sharrës zbuloi publikisht “luftën” Veliaj-Balluku

14:44 - 19/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Video
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inceneratori inekzistent i Sharrës shpërfaqi për herë të parë publikisht rivalitetin, i cili deri më tani ishte mbajtur i heshtur mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Prej shumë muajsh përflitet në korridoret e politikës se Veliaj e Balluku janë në një luftë të heshtur mes tyre, se kush e kush t’i serviloset më tepër kryeministrit Edi Rama, me shpresë e secilit për t’u rreshtuar si pasues i krye-Rilindasit.

Ajo që ndodhi këtë të Premte të datës 15 Shtator 2023 në Këshillin Bashkiak të Tiranës tregoi më së miri se Balluku e Veliaj kanë nxjerrë “thikat” dhe po mundohen të plagosin politikisht sa më shumë njëri-tjetrin. Gjithçka lidhet me pagesat për depozitimin e mbetjeve në landfillin privat të Klodian Zotos e Mirel Mërtirit në Sharrë.

Kontrata koncesionare e nënshkruar në vitin 2017 mes Ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë “Integrated Energy bv” parashikon, ndër të tjera, se autoriteti kontraktor qeveritar do të mbështesë financiarisht njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Tiranë, në rast se këto të fundit nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për të paguar fatyrat e depozitimit të mbetjeve, e përllogaritur në 29 euro për çdo ton plehra.

Prej vitit 2018, autoritet kontraktor për zbatimin e kësaj kontrate është Ministria e Infrastrukturës, e cila aktualist drejtohet nga Belinda Balluku.

Bashkia e Tiranës, gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2023, ka shpenzuar të gjithë buxhetin vjetor të parashikuar për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Për këtë arsye, në Gusht 2023 i është drejtuar Ministrisë së Belinda Ballukut për t’i alokuar fond, me qëllim pagesat për kompaninë koncesionare. Balluku nuk i ka kthyer asnjë përgjigje Veliaj. Ose, më së paku, nuk ka mbështetur aspak nevojën e Veliajt për fonde shtesë. Kjo dallohet lehtësisht në kërkesën që Veliaj i drejton Këshillit Bashkiak për të modifikuar buxhetin vjetor dhe për ulur shpenzime në disa investime publike e për t’i kaluar si pagesë për plehrat.

Në shkresën e nënshkruar nga Erion Veliaj për Këshillin Bashkiak thuhet, ndër të tjera: “…Në kushtet e emergjencës, përballë njoftimit nga shoqëria për ndërprerjen e shërbimit të depozitimit të mbetjeve në rast mos-shlyerje të detyrimeve, lind e nevojshme që Bashkia e Tiranës të mbulojë nga të ardhurat e veta detyrimet për këtë kontratë, duke parashikuar fond të nevojshëm deri në fund të vitit 2023…”.

 

Diçitura: Shkresa e Veliaj për Këshillin Bashkiak

 

Kjo shtesë fondi përllogaritet në rreth 6 milionë euro, të cilat Bashkia duhet t’i shkëpusë nga fondet e veta për shpenzime të tjera, në mungesë të mbështetjes financiare nga qeveria, e konkretisht nga Belinda Balluku. Por, a ka mbajtur këtë qëndrim “bllokues” Balluku me iniciativën e saj personale? Është e vështirë për t’u besuar një variant i tillë, kur tashmë është e qartë për këdo se thuajse të gjithë njësitë e ekzekutivit, në qendër e në rrethe, kontrollohen me dorë të fortë nga kryeministri Edi Rama.

 

Pasojat për Veliaj

Përballja e Erion Veliajt me Këshillin Bashkiak e ekspozoi atë si një menaxher mediokër, një aspekt që ai mundohet ta mbulojë me propagandë. Bashkia e Veliajt, në 4 vitet e fundit, kur ka qeverisur pa opozitë në Këshillin Bashkiak, nuk ka raportuar asnjëherë problematikë të tillë me pagesat e faturave për depozitimin e mbetjeve.

Tashmë që landfilli i Sharrës është nën sekuestro nga SPAK, i menaxhuar nga një administrator shtetëror, si edhe Këshilli Bashkiak iu rikthye plularitetit politik, Veliaj ngriti duart dhe deklaroi “falimentin” përballë koncesionarit të Sharrës. Paaftësinë menaxheriale të Veliajt e zbuloi Balluku me një lëvizje të vetme, duke mos e ndihmuar me fonde shtesë për inceneratorin.

Në këtë mënyrë, Balluku e goditi kryebashkiakun e Tiranës pikërisht në pikën e tij më të dobët. Prej të paktën dy vitesh, opozita e konsideron kryetarin e Bashkisë së Tiranës si personin kryesor përgjegjës për kontratën abuzive me kosto koncesionare 128 milionë euro dhe me faturë 30-vjeçare që mund të arrijë në 1 miliard euro.

Në marsin e vitit 2017, Erion Veliaj, pa marrë më parë vendimin e Këshillit Bashkiak, u shpreh “dakord në parim” për projektin koncesionar të landfillit dhe inceneratorit të Sharrës.

Diçitura: Veliaj anashkaloi Këshillin Bashkiak dhe u shpreh dakord me koncesionin e Sharrës

Ky veprim i Veliajt është në kundërshtim flagrant me ligjin dhe ai, me shumë mundësi, sheh ëndrra me pranga, sidomos pasi Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka në zhvillim hetimet për procedurën e dhënies me koncesion të landfillit të mbetjeve në Sharrë. Po ashtu, Veliaj është në qendër të akuzave të opozitës edhe për faktin se prej më shume se 6 vitesh po paguan faturën e plotë 29 euro për ton mbeturina, ndërkohë që koncesionari nuk ofron shërbimin e plotë, pasi mungon impianti i incenerimit të mbetjeve.

Për të gjitha këto arsye, Erion Veliaj tenton t’i shmanget përgjegjësive, duke u mbuluar nga enturazhi i tij mediatik e duke folur gjithnjë e më shumë për një Tiranë të pastër. Ai nuk flet asnjëherë për procedurat abuzive dhe, sidomos për faturat e fryra që u rëndojnë xhepave të qytetarëve të Tiranës.

Atë që nuk bën Veliaj, e bëri Balluku. Ajo e ekspozoi aq keq kryebashkiakun e Tiranës, sa ky i fundit u detyrua të shfaqë në publik, nëpërmjet Këshillit Bashkiak, emergjencën financiare për të paguar faturën e mbeturinave. Belinda Balluku, nga ana e saj, nuk është edhe aq e papërfshirë në aferën e inceneratorëve. Megjithatë, për momentin, zv.kryeministrja e ka lojën në dorë, përsa kohë Veliaj u detyrua t’i lutej për fonde shtesë. Dhe dështoi në mënyrë spektakolare.

 

Etiketa: abuzimBashkiainceneratoriInceneratori i TiraneskorrupsionTiraneVeliaj

Lajme të lidhura

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP
Breaking Views

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP

15:08 - 12/12/25
“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie
Breaking Views

“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie

16:19 - 11/12/25
Para
Osmani takohet me Clinton dhe Clark: Dy heronj, por një histori

Osmani takohet me Clinton dhe Clark: Dy heronj, por një histori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 17 Tetor 2024
moti

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025

07:36 - 16/12/25

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025

07:33 - 16/12/25
Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

23:26 - 15/12/25
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com