GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inceneratori, Veliaj: Kush ka bërë gabim, të shkojë në…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Afera e inceneratorëve, ja dokumenti që lë pa gjumë Veliajn…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj, Kryebashkiaku i Tiranës, duket se ka zgjedhur të njëjtën frazë si Kryeministri Edi Rama, për ata që mund të përballen me drejtësinë, të cilët natyrisht kanë ngrënë fruta pas kurrizit, pa dijeni e “shefit”.

Veliaj ashtu si edhe Rama ka mbrojtur inceneratorët, edhe pse në Tiranë mungon një i tillë, edhe pse SPAK ka vendosur sekuestro preventive.

SPAK po heton ende mbi inceneratorin e Tiranës, ndërsa nuk dihet se deri ku mund të shkojnë hetimet.

Por Veliaj shprehet se në Tiranë jo vetëm nuk është gabuar por sot kemi një qytet më të pastër.

“Është një punë që i ka bërë nder këtij qyteti dhe i ka sjellë shërbim këtij qyteti, duke e bërë më të pastër, duke hequr atë shtullungën që vinte nga Sharra, me një çmim më të ulët sesa ai i Lul Bashës e Saliut, nga 37 euro/ton, në 29 euro/ton. Por, nëse në këtë proces dikush ka bërë një gabim, duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se trualli ku është ndërtuar landfilli i Tiranës ka qenë gjithmonë pronë e Ministrisë së Ekonomisë.

Ai sqaroi se ndryshe nga Fieri dhe Elbasani, Bashkia e Tiranës paguan vetëm për shërbimin.

“Në landfillin e Tiranës, bashkia nuk është pronare, as e tokës. Dëgjoj lloj-lloj injorantësh që ulen nëpër banaqe dhe thonë: “Si e dha tokën?” Toka ka qenë gjithmonë në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë. S’ka asnjë gazetar që t’u thotë: “Si gënjeni për një gjë që është e dukshme dhe e dinë të gjithë që s’ka qënë kurrë tokë e bashkisë”. S’ka pasur kurrë nevojë që të mblidhet bashkia për të bërë një vendimarrje të tillë. E dyta, në dallim nga Fieri dhe Elbasani, bashkia aty paguajmë vetëm shërbimin. Pra, nuk kemi pagesë për investimin. Me kontratën e shërbimit, këta kanë shkuar të marrin kredi në bankë. E kanë marrë ata riskun. Pra, s’është marrë risk për qytetarët e Tiranës – jo vetëm të Tiranës, se aty depozitojnë 5 bashki, plus Durrësi. Por, këta estafët e politikës fokusohen vetëm te Tirana.

Tirana është vetëm 1 nga 6 klientët. Ne jemi një klient si gjithë të tjerët dhe si qytet më i madh prodhojmë më shumë mbeturina. Fakt është që fatura s’ka ndryshuar. Kjo është një kontratë për gjithë qarkun, e lidhur nga autoritet në atë kohë”, tha ai.

Kryebashkiaku nënvizoi se Bashkia e Tiranës nuk është supervizore e punimeve për inceneratorin.

“Nëse do ia jepnin Bashkisë së Tiranës, pra po të isha supervizori, siç i rri tek koka çdo projekti, do i rrija edhe këtij. Por, s’e kam unë këtë detyrë, s’jam unë supervizori. Ne kemi detyrë të çojmë mbetjet deri tek trau, sipas kontratës.

Inceneratori ka një supervizor privat. Supervizori sot është përpara drejtësisë dhe po jep llogari për këtë.

Por, të thuash që, meqë këtu disa njerëz kanë bërë gabime, të mos e bëjmë fare inceneratorin, ta mbyllim, të mos paguajmë për plehrat, si do pastrohet qyteti? Si pastrohen plehrat në Vjenë? Është inceneratori në mes të Vjenës”, deklaroi Veliaj.

Etiketa: inceneratorTiraneVeliaj

Lajme të lidhura

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet
Aktualitet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë
Aktualitet

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Para
Basha njoftoi se është kryetar grupi, ja si reagojnë deputetët (FOTO)

VOA: Në PD rifilluan përplasjet për kreun e Grupit Parlamentar

Discussion about this post

TË FUNDIT

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet
Aktualitet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26

Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë ditën e 103-të të revoltës së tyre...

Lexo më shumë
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shtator 2026

07:34 - 10/09/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 10 Shtator 2026

07:31 - 10/09/26
Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com