GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Incidente në RMV, deputetët e opozitës futen me pankarta në Kuvend, përplasje me shumicën

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Incidente në RMV, deputetët e opozitës futen me pankarta në Kuvend, përplasje me shumicën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut vazhduan përplasjet lidhur me propozimin francez që synon kompromisin me Bullgarinë dhe çeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Opozita maqedonase, e cila e cilëson propozimin si të dëmshëm për interesat e vendit, u përpoq ta pengonte debatin e nisur që nga dita e enjte. Hapja e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut parashikohet të bëhet në dy faza.

Seanca në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut lidhur me propozimin francez vlerësohet si historike nga një pjesë e politikanëve, të cilët synojnë integrimin pa pengesa të vendit në Bashkimin Evropian, ndërsa pjesa tjetër, ligjvënës dhe eksponentë të opozitës maqedonase e quajnë atë të turpshme.

Ligjvënësit opozitarë po përdorën mjete zhurmuese për të penguar fjalimet e kolegëve të tyre të shumicës parlamentare. Të dy palët hedhin kritika dhe akuza të rënda kundër partive rivale lidhur me interesat e shtetit dhe të popullit maqedonas.

Propozimi francez i ofron Maqedonisë së Veriut hapjen në dy faza të bisedimeve për anëtarësim në bllok. Siç njoftoi dje Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në parlament, Bashkimi Evropian është i gatshëm që brenda pak ditësh të mbajë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, sapo kjo e fundit të miratojë propozimin francez.

Zonja von der Leyen është Presidentja e dytë e Komisionit Evropian që i është drejtuar institucionit më të lartë ligjvënës të Maqedonisë së Veriut. Para saj, Romano Prodi në këtë cilësi pati mbajtur një fjalim në vitin 2001 me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të Shkupit me Bashkimin Evropian.

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, i cili hapi të enjten debatin duke e arsyetuar propozimin francez, u prit me fishkëllima nga opozita, ndërsa fliste për ofertën evropiane për një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshme të qytetarëve të vendit të tij dhe mbi pacenueshmërinë e gjuhës, historisë dhe identitetit maqedonas.

Dhjetra deputetë duan të marrin fjalën në debat. dhe në këto rrethana nuk mund të parashikohet nëse debati do të përfundojë brenda së premtes.

Pas fazës së parë të çeljes së bisedimeve, që do të ishte miratimi i propozimit nga Parlamenti në Shkup, faza e dytë duket tepër më e vështirë. Brukseli kërkon rishikimin e Kushtetutës dhe njohjen e pakicës bullgare. Për këtë gjë nevojiten votat e dy të tretave të deputetëve në parlament,81 gjithsej, për të bërë ndryshime kushtetuese dhe miratuar atë.

Aktualisht, partitë e koalicion në pushtet nuk i kanë votat e mjaftueshme, duke shtuar këtu edhe ligjvënësit e opozitës shqiptare të gatshëm për të shprehur mbështetjen./ Marrë nga VOA

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Para
Kalimi i emigrantëve, ushtria sllovene heq telin me gjemba përgjatë kufirit me Kroacinë

Kalimi i emigrantëve, ushtria sllovene heq telin me gjemba përgjatë kufirit me Kroacinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com