GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Qeveria indekson pensionet me 543 lekë, ministrja flet para protestuesve

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria indekson pensionet me 543 lekë, ministrja flet para protestuesve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga muaji korrik nis indeksimi i pensioneve që sipas vendimit të qeverisë këtë vit do të jetë me 2.7%. Indeksimi u afrua për në muajin korrik për shkak të rritjes së inflacionit ndikuar edhe prej luftës në Lindjen e Mesme dhe do të përfitojnë rreth 900 mijë qytetarw. Me këtë indeksim pensionet urbane rriten me 543 lekë në muaj, ndërsa ato rurale me 320 lekë.

“Nga indeksimi do të përfitojnë të gjitha pensionet e pleqërisë, pensionet e veçanta apo përfitimet e barrëlindjes etj, në total përfitojnë afro 900 mijë qytetar”, tha Ibrahimaj.

Indeksimi konsiderohet kompensim për çmimet e rritura, sidomos gjatë këtij viti ku inflacioni ka kapërcyer 3% për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, që solli menjëherë shtrenjtim të karburantit dhe të produkteve të tjera edhe në Shqipëri. Kjo ishte edhe arsye e indeksimit të pensioneve në korrik dhe jo në muaj tetor, siç ishte bërë traditë prej disa vitesh.

Me këtë indeksim prej 2.7% që është 0.2% më i lartë se ai i tetorit të vitit të kaluar (2.5%), pensionet urbane të pleqërisë shtohen mesatarisht me rreth 543 lekë në muaj, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2025-ës ishte 20,123 lekë.

Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 320 lekë, pasi pensioni mesatar rural në fund të vitit të kaluar ishte 11,878 lekë. Praktikisht me këtë indeksim pensioni urban shkon në 20,666 lekë, dhe ai rural në 12,107 lekë.

Ndërkohë që ministrja e Ekonomisë dhe Informacionit, Delina Ibrahimaj, raportonte për mediat vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, një grup qytetarësh para Kryeministrisë thërriste me altoporlant për dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

E pyetur për 26 protestat e zhvilluar radhazi në Tiranë, ministrja Ibrahimaj tha se numri i qytetarëve që protestonte gjatë konferencës së saj, por edhe numri i protestueve në tërësi në 26 ditët e fundit, është më i ulët se 850 mijë votuesit e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

“Përgjigjja ime tregohet me numrin e akteve që prezantuam e kemi miratuar sot në mbledhjen e qeverisë. Jemi në një proces që kërkon vëmendje maksimale. Jemi në një garë me veten për Shqipërinë, për ta integruar në BE. Është një kalendar me një numër shumë të madh aktesh që duhet t’i miratojmë deri brenda vitit 2027. Është një punë e jashtëzakonshme që qeveria dhe administrata publike po bëjnë çdo ditë dhe çdo natë. Shoh që janë një numër qytetarësh që janë duke thirrur me zë të lartë teksa unë jam duke folur, por janë 850 mijë qytetarë që kanë zgjedhur Partinë Socialiste dhe Edi Ramën për drejtimin e vendit”,- tha Ibrahimaj.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Pensionet

Lajme të lidhura

Plazhet publike me pagesë/ Ministri Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Breaking Views

Plazhet publike me pagesë/ Ministri Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

17:08 - 26/06/26
Helmimet tek Akademia e Sigurisë/ Ndërpritet aktiviteti i firmës së themeluar nga Nikolin Jaka, nën hetim edhe AKU!
Aktualitet

Helmimet tek Akademia e Sigurisë/ Ndërpritet aktiviteti i firmës së themeluar nga Nikolin Jaka, nën hetim edhe AKU!

16:42 - 26/06/26
Katastrofë në Venezuelë! Mbi 50 mijë të zhdukur nga tërmeti, zona të tëra ‘zhduken’ nga pamjet satelitore
Botë

Katastrofë në Venezuelë! Mbi 50 mijë të zhdukur nga tërmeti, zona të tëra ‘zhduken’ nga pamjet satelitore

15:28 - 26/06/26
Para
Plazhet publike me pagesë/ Ministri Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

Plazhet publike me pagesë/ Ministri Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plazhet publike me pagesë/ Ministri Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Breaking Views

Plazhet publike me pagesë/ Ministri Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

17:08 - 26/06/26

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka folur ditën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë, për plazhet publike...

Lexo më shumë
Qeveria indekson pensionet me 543 lekë, ministrja flet para protestuesve

Qeveria indekson pensionet me 543 lekë, ministrja flet para protestuesve

16:58 - 26/06/26
Helmimet tek Akademia e Sigurisë/ Ndërpritet aktiviteti i firmës së themeluar nga Nikolin Jaka, nën hetim edhe AKU!

Helmimet tek Akademia e Sigurisë/ Ndërpritet aktiviteti i firmës së themeluar nga Nikolin Jaka, nën hetim edhe AKU!

16:42 - 26/06/26
Katastrofë në Venezuelë! Mbi 50 mijë të zhdukur nga tërmeti, zona të tëra ‘zhduken’ nga pamjet satelitore

Katastrofë në Venezuelë! Mbi 50 mijë të zhdukur nga tërmeti, zona të tëra ‘zhduken’ nga pamjet satelitore

15:28 - 26/06/26
Kurba/ Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët të 4 muajve

Bie çmimi i naftës në tregjet botërore, rikthehet në nivelet para konfliktit me Iranin

15:04 - 26/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetceltabetUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişgrandpashabetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet