GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inskenoi rrëmbimin, la dy fëmijë dhe shkoi tek i dashuri, drama e 25-vjeçares: E njoha në “FB”

13:00 - 29/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Inskenoi rrëmbimin, la dy fëmijë dhe shkoi tek i dashuri, drama e 25-vjeçares: E njoha në “FB”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Areta Çauli është nëna e dy fëmijëve e cila u denoncua si e humbur nga familjarët e saj prej një jave, por që rezultoi se ishte arratisur tek i dashuri i saj në Elbasan. Ngjarja e pazakontë u regjistrua në Durrës, ku gruaja 26-vjeçare inskenoi madje edhe rrëmbimin nga katër persona dhe mbylli më pas çdo komunikim me familjarët.

Çauli, e cila u denoncua e zhdukur në polici nga vëllai, ishte larguar nga shtëpia me pretekstin se do të shkonte në Pogradec për seancën e radhës gjyqësore që kishte në lidhje me procesin e divorcit me ish-burrin e saj, por nuk u kthye më pranë familjes.  

E ftuar në News 24, ajo tregoi historinë e jetës së saj, ku tha se bashkëshorti i parë i ndërroi jetë dhe i dyti e dhunonte sistematikisht. Kjo u bë shkak sipas saj, që të kërkonte ndarjen prej tij. Mirëpo, prej tetë muajsh, ajo është njohur në rrjete sociale me një djalë.

Në këto komunikime, e reja nuk i ka treguar atij se ishte nënë e dy fëmijëve, e pikërisht kjo ishte dhe arsyeja e ndarjes së tyre. E reja thotë se familja e të dashurit e ka respektuar dhe dashur, ndërsa shtoi se i vjen keq që e gjitha përfundoi në këtë formë.

“Djalin e madh e kam nga një martesë tjetër, babai i tij nuk jeton. Shkova te familja ime, por te babai nuk qëndrohet. Kam qenë 20 vjeçe dhe i thash babait që unë do filloj jetën time dhe m’u propozua që të krijoja një familje. Më thanë që është djalë i mirë dhe do të mbajë mirë. Më pas vajti djali 6 vjeç filloi dhuna, ma rrihnin, ma linin pa bukë. Prindërit më thoshin të rrija një javë te ato e të merrja veten. Po ku të shkoja mbrapa, do kthehesha e do më dhunonte prapë, si mua e djalin. Unë i kërkova të ndahemi, por paraprakisht kërkova një ndërmjetësim. Tani jam drejt gjyqit për të kryer ndarjen. Kam afro 1 vit që jam ndarë prej tij. Personin që u largova nga shtëpia e njoha në Facebook. I dashuri im m’u duk shumë njeri i mirë, kam takuar dhe familjarët e tij. Kur mori vesh që kisha dy fëmijë, ai shkëputi çdo gjë. Megjithëse tani asgjë nuk ka më, mes meje dhe atij”, tha e reja.

Etiketa: inskenimrrembim

Lajme të lidhura

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Para
Aksidenti në Rinas, vihet në pranga shoferi i ambulancës

Aksidenti në Rinas, vihet në pranga shoferi i ambulancës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com