GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inspektimet zbuluan mijëra kilogramë mish dhe nënprodukte me salmonelë, AKU nuk informoi konsumatorin

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Inspektimet zbuluan mijëra kilogramë mish dhe nënprodukte me salmonelë, AKU nuk informoi konsumatorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, të cilin ligji e ngarkon me përgjegjësinë për garantimin e sigurisë ushqimore, i tha emisionit “Inside Story” se ka bllokuar mijëra kg mish, qofte, kërnacka apo hamburgerë të kontaminuar me salmonelë.

Rastet e daljes në treg të produktit të kontaminuar janë konfirmuar nga AKU, e cila pranon se vetëm për 5 muajt e parë të vitit 2025 janë konstatuar 3 praktika ngarkesash me salmonelë.

Fillimisht u identifikuan rreth 4.500 kg fileto e ngrirë derri, e cila fatmirësisht ishte në gjendje në subjekt, pra nuk ishte tregtuar. Subjekti u gjobit në vlerën 300 mijë lekë dhe u urdhërua asgjësimi i të gjithë sasisë problematike.

Në një tjetër rast u bllokuan 1.650 kg “qofte zgare”, si dhe 3.2 kg “mish i grirë”, për të cilat u urdhërua asgjësimi. Subjekti u gjobit me 100 mijë lekë për veprim në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë.

 

“Kemi bërë përmirësime, por kemi shumë probleme në mbajtjen e dokumentacionit dhe kryerjen e inspektimeve dhe kontrolleve, që ky informacion të mbartet siç kërkohet nga ligji në të gjitha hallkat. Kjo tregon se në këtë zinxhir të prodhimit dhe magazinimit mund të ketë edhe hallka që bëhen burim kontaminimi”, u shpreh Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT.

Sipas AKU, përgjatë vitit 2023 u evidentua një rast me salmonelë, ndërsa përgjatë vitit 2024, katër raste.

Në një praktikë, u bllokua e gjithë linja e prodhimit. Për 38 kg mish të grirë dhe 92 kg kërnacka në gjendje, u urdhërua asgjësimi pasi rezultuan të infektuara.

Subjekti u ndëshkua me 100 mijë lekë gjobë. Po ashtu, u urdhërua të marrë masa për pastrimin dhe dezinfektimin e të gjithë linjës së prodhimit.

Në një tjetër rast problematik, u bllokuan dhe u urdhërua asgjësimi i një sasie prej 200 kg kërnacka dhe 50 kg hamburgerë. Nuk dihet se cilat janë subjektet që kanë importuar produkt të kontaminuar.

AKU nuk pranoi të vinte në dispozicion emrat e kompanive ku janë gjetur produktet e infektuara deri në përmbylljen e plotë të procedurës dhe ankimeve përkatëse. Pra, është e qartë se ato që shohim përditë janë vetëm maja e ajsbergut të një fenomeni alarmues. /Emisioni “Inside Story”

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

“Kërkesa të tepërta dhe pritje jo realiste”, Irani refuzon raundin e dytë të bisedimeve me SHBA-në
Botë

Negociatat SHBA-Iran në Zvicër, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane

15:30 - 23/06/26
Vala e të nxehtit ekstrem që përfshiu Evropën shkaktoi 20 viktima në Francë që nga fundjava
Botë

Vala e të nxehtit ekstrem që përfshiu Evropën shkaktoi 20 viktima në Francë që nga fundjava

15:08 - 23/06/26
Rama  e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…
Aktualitet

Rama e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

14:17 - 23/06/26
Para
Rusia paralajmëron Europën: Do ndjekim penalisht këdo që merr dhe përdor asetet ruse

Rusia paralajmëron Europën: Do ndjekim penalisht këdo që merr dhe përdor asetet ruse

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesa të tepërta dhe pritje jo realiste”, Irani refuzon raundin e dytë të bisedimeve me SHBA-në
Botë

Negociatat SHBA-Iran në Zvicër, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane

15:30 - 23/06/26

Bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë përfunduar në Zvicër, me të dyja palët që kanë rënë dakord të...

Lexo më shumë
Vala e të nxehtit ekstrem që përfshiu Evropën shkaktoi 20 viktima në Francë që nga fundjava

Vala e të nxehtit ekstrem që përfshiu Evropën shkaktoi 20 viktima në Francë që nga fundjava

15:08 - 23/06/26
Macron priti Ramën, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’ia japë dorën një njeriu që mashtron vendin e tij

Macron priti Ramën, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’ia japë dorën një njeriu që mashtron vendin e tij

14:36 - 23/06/26
Rama  e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

Rama e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

14:17 - 23/06/26
Rama në Fier: “Pse Vlora nuk del në protestë?”

Rama i sulet edhe hoxhës: ‘Ç’punë ke ti me protestën? Mos bëj punën e shejtanit! Komentuesit e masakrojnë

14:05 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetimajbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgoldenbahisUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Giriş