GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Inspektori i Përgjithshëm i Dep. të Sigurisë Kombëtare heton Shërbimin Sekret lidhur me sulmin ndaj ish-presidentit Trump

në Botë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Inspektori i Përgjithshëm i Dep. të Sigurisë Kombëtare heton Shërbimin Sekret lidhur me sulmin ndaj ish-presidentit Trump
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare bëri të ditur të mërkurën se ka hapur një hetim ndaj Shërbimit Sekret mbi mënyrën se si e ka trajtuar çështjen e sigurisë për ish-presidentin Donald Trump, në ditën e atentatit kundër tij, gjatë një tubimi në Pensilvani.

Në një njoftim të shkurtër, të postuar në faqen e internetit, zyra e Inspektorit tha se po kërkohet të “vlerësohen procedurat e ndërmarra nga Shërbimi Sekret për të garantuar sigurinë gjatë aktivitetit në kuadër të fushatës, të ish-presidentit Trump, më 13 korrik të vitit 2024”.

Agjencia nuk dha asnjë detaj se kur kishte nisur hetimi. Njoftimi ishte mes një listë të gjatë me çështje në vazhdim, që po ndiqen nga zyra e inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Ndërkohë presidenti Joe Biden kishte kërkuar një hetim të pavarur të procedurave për garantimin e sigurisë gjatë tubimit për zotin Trump.

Sulmi me armë ka ngritur shumë pikëpyetje rreth asaj se si personi i dyshuar, 20 vjeçari Thomas Matthew Crooks, kishte arritur të ngjitej në çatinë e një godine që kishte fushëpamje të qartë të vendit ku po fliste ish-presidenti dhe që ndodhej 135 metra larg.

Ish-presidenti u plagos në veshin e djathtë. Një pjesëmarrës në tubim u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Crooks u vra nga snajperat e Shërbimit Sekret.

Dështimi në masat e sigurisë, ndodhi pavarësisht një kërcënimi ndaj jetës së zotit Trump nga Irani, që kishte çuar në rritjen e sigurisë për ish-presidentin në ditët para tubimit të së shtunës.

Drejtoresha e Shërbimit Sekret Kim Cheatle tha se agjencia e kupton rëndësinë e rishikimit të urdhëruar nga Presidenti Biden. Ajo tha se do të bashkëpunojë me hetimet si dhe do të marrë pjesë në seancat e thirrura nga Kongresi për të hetuar çështjen.

Ajo tha se agjencia po punonte për të kuptuar se si ndodhi sulmi i së shtunës dhe për t’u siguruar që diçka e tillë, të mos përsëritej më kurrë.

Agjencia që ka një personel prej rreth 7,800 personash është përgjegjëse për mbrojtjen e presidentëve, nënpresidentëve dhe familjarëve të tyre, si dhe ish-presidentëve, bashkëshortëve dhe fëmijëve të tyre, nën moshën 16 vjeç.

Po kështu Shërbimi Sekret ofron siguri edhe për disa zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë të kabinetit qeverisës, si sekretari i Sigurisë Kombëtare.

 

Etiketa: hetimTrump

Lajme të lidhura

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve
Botë

Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore

10:50 - 13/10/26
Para
Gjyqtari që u dha pafajësi gardistëve për “21 janarin”/ Besnik Hoxha, në KPA për shkarkim

Gjyqtari që u dha pafajësi gardistëve për "21 janarin"/ Besnik Hoxha, në KPA për shkarkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhuna policore ndaj protestës studentore, reagojnë Demokratët Europianë: Rama të mbajë përgjegjësi politike!
Aktualitet

Dhuna policore ndaj protestës studentore, reagojnë Demokratët Europianë: Rama të mbajë përgjegjësi politike!

10:58 - 14/10/26

Partitë Demokrate Europiane kanë reaguar pas dhunës dhe përplasjeve të raportuara gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke kërkuar që...

Lexo më shumë
Studentët “pushtojnë” sërish Tiranën, “Mjekësia” bojkoton mësimin dhe nisen drejt qendrës: Revolucion!

Studentët “pushtojnë” sërish Tiranën, “Mjekësia” bojkoton mësimin dhe nisen drejt qendrës: Revolucion!

10:46 - 14/10/26
Përfundon me sukses kursi i parë UEFA Goalkeeper A, Presidenti Duka: Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar

Përfundon me sukses kursi i parë UEFA Goalkeeper A, Presidenti Duka: Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar

10:43 - 14/10/26
Dhuna në protestën studentore/ Ministria e Shëndetësisë: 6 persona në spital, njëri prej tyre po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Dhuna në protestën studentore/ Ministria e Shëndetësisë: 6 persona në spital, njëri prej tyre po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

10:43 - 14/10/26
Protesta e studentëve/ 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar, Policia e Ramës i akuzon për 8 vepra penale

Protesta e studentëve/ 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar, Policia e Ramës i akuzon për 8 vepra penale

10:12 - 14/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com