GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

INSTAT: Dyfishohet sipërfaqja e re e lejeve në Tiranë në janar-mars 2021

10:55 - 28/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
INSTAT: Dyfishohet sipërfaqja e re e lejeve në Tiranë në janar-mars 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sektori i ndërtimit do të përshpejtojë vrullin në vijim për shkak se numri i lejeve të ndërtimit dhe sipërfaqja e re pësuan rritje të konsiderueshme në tremujorin e parë të vitit 2021.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në 3-mujorin e parë 2021 janë miratuar gjithsej 251 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 184 leje të miratuara në tremujorin e parë 2020, duke shënuar një rritje prej 36,4 %. Bashkia e Tiranës ka lëshuar 74 leje të cilat përbënin 28.6 për qind të totalit.

Por sipërfaqja e ndërtimeve të reja u rrit me ritme më të shpejta. Sipas lejeve që i takojnë tremujorit të parë do të ndërtohen 599,446 metër katror në të gjithë vendin me një rritje 80 për qind në raport me vitin 2020, por 73.7% e kësaj sipërfaqeje do të ndërtohet në Tiranë. Në kryeqytet sipërfaqja e re është dyfishuar. Në janar-mars 2021 është autorizuar të ndërtohen 442,152 metër katror me një rritje 155 për qind në raport me tremujorin e parë të vitit 2020.

Të dhënat mbi lejet e reja sinjalizojnë, se zhvillimet në sektor do ti afrohen rekordit të vitit 2019. Shqipëria shënoi një rekord për leje e reja dhe sipërfaqen në tremujorin e tretë të vitit 2019, me 685,455 metër katror në të gjithë vendin, nga të cilat 556,848 metër katro ishte autorizuar për ndërtim në Tiranë. Në tremujorin e parë 2021 sipërfaqja e re për ndërtim në të gjithë vendin ishte 13 për qind më ulët se rekordi i tremujorit të tretë 2019, ndërsa në Tiranë ishte 21 për qind më i ulët.

Që nga viti 2005, tremujori i parë këtij i viti ishte i dyti me sipërfaqen më të madhe të dhënë për ndërtim.

Sektori i ndërtimit dhe bizneset e lidhura nuk ishin të goditura nga pandemia Covid-19, duke u bërë frenuesi kryesor i rënies ekonomike. Ekonomia shqiptare ra me 3.31% në vitin pandemik 2020, shumë më e ulët se pritshmëritë e institucioneve ndërkombëtare prej mbi 7% dhe të vetë vlerësimeve të fundit të qeverisë prej -4.4%.

Në rajon, Shqipëria ka ecurinë e dytë më të mirë pas Serbisë, e cila u tkurr me -1.5% në 2020-n, ndërsa për vendet e tjera, tkurrja ka qenë rreth -5%, apo më e lartë. Përmirësimi ka ardhur nga tremujori i katërt, ku ekonomia u rrit me 2.99%. Sektorët me ecurinë më të mirë ishin ndërtimi (i nxitur dhe nga procesi i rindërtimit), që ndikoi në 1.84% të rritjes. Gjithashtu sektori i pasurive të paluajtshme ka shënuar rritje pozitive përgjatë gjithë tremujorëve (2.83% në të parin; 5.47% në të dytin; 9.54% në të tretin dhe 8.93% në të katërtin).

Kryeqyteti vijon të zgjerohet me ritme të shpejta sidomos në objekte të luksit me kulla shumëkatëshe kryesisht në zonën e qendrës, ndërkohë që emigracioni i lartë dhe rënia e lëvizjeve, po tkurrin ritmin e rritjes së popullsisë së Tiranës. Sipas të dhënave të INSTAT popullsia e Tiranës u rrit me 11 mijë e 6 banorë në vitin 2020, teksa një vit më parë u rrit me 11, 164 banorë, ndërsa në vitit 2018 qarku i Tiranës ishte shtuar edhe me 21 mijë e 635 banorë të rinj.

Një anketë mbi emigracionin në vitin 2019 e zhvilluar nga INSTAT gjeti se popullsia e kryeqytetit është pakësuar me 10 për qind ose më shumë se 100 mijë persona gjatë periudhës 2011-2019.

Etiketa: BashkiaInstatleje ndertimiTirane

Lajme të lidhura

Loja vazhdon/ Krijohet kompania që do të marrë 140 mln dollarët e Smart City
Aktualitet

Loja vazhdon/ Krijohet kompania që do të marrë 140 mln dollarët e Smart City

19:54 - 10/01/26
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut
Aktualitet

Këmbimi valutor 10 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

08:46 - 10/01/26
Durrës/ Banorët në protestë: Hera e tretë që përmbytemi, asnjë dëmshpërblim
Breaking Views

Durrës/ Banorët në protestë: Hera e tretë që përmbytemi, asnjë dëmshpërblim

18:22 - 09/01/26
Para
25 prilli, Ambasadori i OSBE në Shqipëri: Shumë shpejt do të kemi raportin përfundimtar!

25 prilli, Ambasadori i OSBE në Shqipëri: Shumë shpejt do të kemi raportin përfundimtar!

TË FUNDIT

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë
Breaking Views

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

08:44 - 11/01/26

Trajneri John Rooney, vëllai i Wayne, e udhëheqi ekipin e kategorisë së gjashtë të futbollit anglez drejt arritjes më të...

Lexo më shumë
Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26
Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

08:21 - 11/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

07:45 - 11/01/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

07:31 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com