GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

INSTAT: Fëmijët u pakësuan me me një tkurrje 2.4 për qind në një vit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
INSTAT: Fëmijët u pakësuan me me një tkurrje 2.4 për qind në një vit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fëmijët, grupmosha 0-15 vjeç po vijnë në tkurrje vit pas viti, prej emigracionit të lartë dhe rënies së lindjeve.

Sipas të dhënave e INSTAT në janar të vitit 2021 popullata nga 0-14 vjeç u pakësua me 11.5 mijë persona në raport me 1 janarin e vitit 2020, me një tkurrje 2.4 për qind në një vit.

Nga njëra anë sistemet arsimore do të lehtësohen nga numri i nxënësve. Në ciklin parashkollor në nivelet e tjera të arsimit do të ketë më pak nxënës, duke krijuar kushtet për rritjen e cilësisë së shërbimeve. INSTAT raportoi se në vitin 2019 se 16.3% e te rinjve largohen para kohe nga shkollimi dhe trajnimi. Meshkujt kanë tendencë më të lartë.

Të dhënat tregojnë se 75.9 e fëmijëve janë të regjistruar në kopshte, ndërsa 93.1 % e fëmijëve janë të regjistruar në ciklin e ulët fillor, ndërsa vetëm 76.2 5 e të rinjve janë të regjistruar në arsimin e mesëm. Për çdo 1000 banorë ka 141 nxënës në vitin 2019 nga 148 nxënës për 1000 banorë në vitin 2018.

Në ciklin 9 vjeçar 1.5 për qind e nxënësve përsërisin vitin. Por raporti i diplomimit arriti në 84.6 të totalit të nxënëse më 2018, në raport me 78.3 % që ishte më 2017, ndërsa 23 për qind e të rinjve e përdorin internetin për të komunikuar me autoritet publike.

Numri i fëmijëve dhe të rinjve nga 0-17 vjeç që po përfshinë në vepra penale po rritet. Në Vitin 2019 numëroheshin 960 fëmijë që kishin kryer vepra penale. Fëmijët janë të ekspozuar ndaj abuzimeve. Sipas INSTAT në vitin 2019 mbi 6% e fëmijëve në moshën 0-17 ishin të ekspozuar ndaj veprave penale.

Gjatë vitit 2020, lindën 28.075 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,7 %, krahasuar me një vit më parë. Në tre qarqe të vendit pati rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me vitin 2019, ndërsa nëntë të tjerë pësuan rënie.

Numri më i lartë i lindjeve shënohet në qarkun e Tiranës, me 9.387 lindje, ndërsa ai më i ulët regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 504 lindje, për vitin 2020. Rritjen më të lartë në përqindje të lindjeve, gjatë vitit 2020 krahasuar me vitin 2019, e zë qarku i Lezhës, me 3,3 %, ndërsa rënien më të lartë në përqindje, e zë qarku i Kukësit, me 21,1 %.

Në 1 janar 2021, raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) u zvogëlua, krahasuar me 1 janar 2020, nga 24,6 % në 24,2 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit, nga 21,6 % në 22,3 % gjatë të njëjtës periudhë.

Etiketa: emigracionFemijeInstattkurrje

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Kryeministri Rama thirrje nga Shëngjini: Nga dita e hënë fillon aksioni për ndërtimet pa leje

Kryeministri Rama thirrje nga Shëngjini: Nga dita e hënë fillon aksioni për ndërtimet pa leje

TË FUNDIT

Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora
Aktualitet

Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora

17:18 - 20/10/26

Një thirrje për protestë është publikuar për ditën e shtunë, në orën 10:00, para Kryeministrisë në Tiranë. Ajo u drejtohet...

Lexo më shumë
“Larg duart nga studentët”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: O shteti pa shtet! Ka shkuar thika në asht, IKNI!

“Larg duart nga studentët”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: O shteti pa shtet! Ka shkuar thika në asht, IKNI!

17:01 - 20/10/26
Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

16:48 - 20/10/26
Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

16:33 - 20/10/26
Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

16:06 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com