GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kryeministri Rama thirrje nga Shëngjini: Nga dita e hënë fillon aksioni për ndërtimet pa leje

në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryeministri Rama thirrje nga Shëngjini: Nga dita e hënë fillon aksioni për ndërtimet pa leje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke nisur nga dita e hënë e javës që vjen, në të gjithë bregdetin shqiptar do të fillojë aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Shëngjini se “do të fshihet nga harta e pasurisë më të madhe të popullit shqiptar çdo ndërtim pa leje”.

Rama iu bëri thirrje të gjithë pronarëve të marrin masa brenda kësaj jave, në të kundërt, kryeministri iu kërkoi atyre të lexojnë Kodin Penal dhe të njihen me pasojat që i presin. Të pranishëm në këtë takim në Shëngjin ishin edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe kreu i Kadastrës, Artan Lame, të cilët thanë se të dyja institucionet do të bashkëpunojnë për pastrimin e bregdetit shqiptar.

Çuçi: Do merremi me të gjitha hapësirat e zaptuara në gjithë bregdetin e Shqipërisë. Kjo do të jetë faza e parë. Në shtator do të fillojmë dhe me ndërtimet pa leje, që janë të palegalizueshme, për shkak të natyrës që kanë, me trajtimin e tyre në gjithë Shqipërinë. Ndërkohë që do të fillojmë edhe me pastrimin e rrugëve nacionale nga ndërtimet e paligjshme.

Lame: Jam i bindur që vetë ndërtimet me leje në këto zona janë të prirur të pastrohen nga këto objekte, që ju bllokojnë sezonin. Në zonat fare bregdetare, po koordinojmë t’i listojmë objektet, që ligji i ka njohur për legalizim, t’i skualifikojmë në grup këto objekte. Nëse policia do të evidentonte edhe shkelje të punonjësve tanë, do e kthej shkopin edhe nga vetja, për ndonjë legalizim, të mbajnë përgjegjësi. Ksamili është një zonë shumë e madhe informale. Shfryrja e tyre për sezonin turistik është e domosdoshme për të spastruar zonën e bregdetit. Është shëtitorja në Ksmail dhe përgjatë saj, poshtë apo lart saj të vazhdojë ky spastrim.

Rama: Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë punë edhe për një arsye tjetër, sepse operacioni fillon të hënën e ardhshme. Dua t’ua përcjell mesazhin të gjithë atyre që janë në kushtet e shkeljes së rëndë të ligjit, të lexojnë Kodin penal, dhe menjëherë të marrin masa tani, se do jetë vonë deri të hënën, për t’iu shmangur përballjes. Të lexojnë kodin se çfarë i pret në momentin kur konstatohet shkelja dhe kur duhet të ballafaqohen me ligjin. E dyta, unë dua t’ua bëj shumë të qartë gjithë zinxhirit që përfshihet në këto ndërtime, që nga punëtorët e thjeshtë, që me Kodin Penal janë të gjithë pjesë e fajësisë dhe përgjegjësisë. Të gjithë do të ndalohen e penalizohen. E treta dhe më e rëndësishmja është se kjo është pasuria më e madhe që Zoti i ka dhënë këtij vendi. Kjo punë ka përgjegjësi. Unë dëshiroj nga sot këtu të jap një mesazh shumë të qartë për të gjithë ata cënues të kësaj pasurie, të tërhiqen tani, për të filluar të hequr atë që kanë bërë. Në cdo lloj situate që do të jetë ndërtesa, do të shembet, madje do të ketë edhe pasoja. Kush nuk do t’i pastrojë vetë inertet, do të paguajë rëndë edhe për këtë.

Etiketa: Bledi CucilameoperacionTurizem

Lajme të lidhura

Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë
Aktualitet

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme
Aktualitet

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26
“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë
Aktualitet

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26
Para
Sipërfaqja e kultivuar me drithëra bie tre herë nga viti 1980, por rendimenti u rrit me dy herë

Sipërfaqja e kultivuar me drithëra bie tre herë nga viti 1980, por rendimenti u rrit me dy herë

TË FUNDIT

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)
Aktualitet

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26

Policia e Tiranës ka arrestuar Robert Dukën, 50 vjeç, me origjinë nga Vlora, si të dyshuar për grabitjen e një...

Lexo më shumë
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:18 - 09/11/26
“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com