GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

INSTAT: Punësimi në pikiatë, reduktohen pagat dhe bie mirëqenia në 3-mujorin e tretë

në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Oxfam ngre alarmin për një krizë ushqimore në rritje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqiptarët vazhdojnë të vuajnë krizën ekonomike që solli pandemia. Në këtë rezultat ka dalë Instituti i Statistikave përmes vrojtimeve të bërë në tremujorin e fundit. Në Anketën e Forcave rikonfirmohet  dukuria e stanjacionit dhe fillimit  të rënies të të punësuarve, forcave të punës dhe popullsisë në moshë pune. Në raport me të njëjtën periudhë të 2020-ës, INSTAT tregon se në tremujorin e 2021, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri regjistrohet në  11,3%, çka do të thotë se  shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,3 pikë përqindje. Gjithsesi, niveli i papunësisë mbetet shqetësues, duke marrë parasysh numrin e lartë të papunëve tek të rinjtë.

“Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e tretë 2021, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 2,4%. Punësimi u rrit me 4,9% në sektorin e industrisë, me 1,3% në sektorin e shërbimeve, dhe 2,3% në sektorin e bujqësisë”, thuhet në raport.  Sipas INSTAT, punësimi nuk ka pësuar rritje dhe kjo tregon se bizneset janë në krizë pasi një pjesë e konsiderueshme vazhdon me përgjysmim stafi.

Ulja e nivelit të pagave

Ndër të tjera, në raport evidentohet se, paga mesatare në ekonomi ka shënuar ulje në tremujorin e tretë.  INSTAT raportoi se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të tretë 2021 është 56.435 lekë, duke u ulur me 0.5% në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Rënia është ndikuar nga ulja e pagave në sektorin e informacionit dhe komunikacionit (nga 88.3 mijë lekë në tremujorin e dytë 2021, në 85.2 mijë lekë në tremujorin e tretë 2021). Sakaq, theksohet se, ulje shënuan dhe pagat në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, nga 120.6 mijë lekë në tremujorin e dytë 2021, në 108.6 mijë lekë në tremujorin e tretë 2021. Ajo që bie në sy është se pagat vazhdojnë të reduktohen më së shumti në sektorin e bujqësisë, i cili po shkon në pikiatë gjithmonë e më shumë.

“Gjatë tremujorit të tretë 2021, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 92,5 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në  grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim është 36,9 % më e ulët. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2021 paga mesatare bruto për grupaktivitetin e Tregtisë; transportit; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, ka rritjen më të madhe prej  11,4 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka aktiviteti i Ndërtimit prej 3,8 %”, thuhet në raport. INSTAT tregon se deri në fund të këtij viti parashikohet që niveli i pagave dhe punësimit të mbetet i ulët. E.H/gijotina.com/

Etiketa: krizekryesore2pagapunesimi

Lajme të lidhura

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
Breaking Views

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Para
Radhë të gjata trafiku në sensin e lëvizjes Astir-Pallati me Shigjeta

Radhë të gjata trafiku në sensin e lëvizjes Astir-Pallati me Shigjeta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë
Sport

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26

Plani i trajnerit Rolando Maran ndaj Bjellorusisë është prishur. Shkak është bërë mungesa e Ernest Muçit te Kombëtarja, ndërsa sfida...

Lexo më shumë
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:51 - 15/11/26
Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com