GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

INSTAT shtyn për herë të dytë censusin e popullsisë dhe banesave, ja arsyeja

16:58 - 25/08/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
INSTAT shtyn për herë të dytë censusin e popullsisë dhe banesave, ja arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Instituti i Statistikave (INSTAT), njofton shtyrjen e aktivitetit të grumbullimit të të dhënave në terren të Censit të Popullsisë dhe Banesave për vitin e ardhshëm.

“Në kushtet e mossigurimit në kohë të mjeteve të nevojshme për grumbullimin e informacionit në terren, është i pamundur realizimi i këtij aktiviteti. Instituti i Statistikave mbetet i vendosur në objektivin e tij për të kryer Censin e Popullsisë dhe Banesave në përputhje me standardet dhe rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe Zyrës Statistikore të Bashkimit Evropian (Eurostat)”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kjo është hera e dytë që shtyhet zhvillimi i Censit. Herën e parë shtyrja u bë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Më pas, INSTAT vendosi që në 1 tetor të këtij viti do të niste zyrtarisht Censi i Popullsisë, për të cilin gjatë vitit 2021 u zhvilluan hallkat e nevojshme të parapërgatitjes. Në raportin vjetor të INSTAT thuhej se ky Cens parashikohej të zgjaste 6 javë.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2022 do të finalizoheshin të gjithë materialet e nevojshme për realizimin e Censit në Tetor 2022, si dhe do të vijonte puna me reflektimin e përmirësimeve të mundshme të rezultuara nga gjetjet e Pilot Censit dhe më pas konsolidimi i të gjithë aplikacioneve, manualeve, materialeve të trajnimit dhe materialeve të tjera mbështetëse.

Zyrtarisht sipas INSTAT, në janar të vitit 2022, popullsia banuese e Shqipërisë ishte rreth 2.8 milionë banorë, nga 2.9 milionë banorë që ishte në vitin 2011 kur u bë dhe Censi i fundit i popullsisë.

Vitet e fundit shtesa natyrore e popullsisë ka shkuar drejt zeros për shkak të rritjes së vdekjeve dhe rënies së lindjeve. Duke i shtuar kësaj dhe ritmet e larta të emigracionit, cikli i të cilit ëhstë rigjallërua vitet e fundit, askush nuk e di se sa është numri real i banorëve që kanë mbetur aktualisht në Shqipëri.

Mesatarisht sipas INSTAT, emigracioni neto ka qenë rreth 30-50 mijë persona që largohen gjatë dekadës së fundit./Monitor

Etiketa: instantPopullsi

Lajme të lidhura

Çmimet e larta, importi i karburanteve shënon rënie për të dytin muaj radhazi
Aktualitet

Me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët

10:36 - 18/03/26
Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat
Aktualitet

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

10:14 - 18/03/26
Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26
Para
Ende në kërkim/ Kamerat e fiksuan Ervis Martinajn në hotelin me 5 yje, dy ditë “shëtitje” në Durrës, pastaj…

Ende në kërkim/ Kamerat e fiksuan Ervis Martinajn në hotelin me 5 yje, dy ditë “shëtitje” në Durrës, pastaj...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb
Aktualitet

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar...

Lexo më shumë
Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

11:51 - 18/03/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com