GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama: Procesi i anëtarësimit në BE po merret peng nga opozita, PS të mos e lejojë!

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Procesi i anëtarësimit në BE po merret peng nga opozita, PS të mos e lejojë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmjen e sotme u mblodh Asambleja e Partisë Socialiste në Gjirokastër. Të pranishëm në takim ishin kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se PS ka një mision historik për të futur vendin në Bashkimin Europian.

“Kur thosha na duhet një mandat më i fortë, shihja atë që vinte më pas, dhe jo pushtetin tim, jo ndonjë ambicie timen për të marrë më shumë karrige në parlament, por thjesht dhe vetëm misionin tim dhe tonin që mos të lejojmë që procesi i anëtarësimit në BE të mos merret peng nga askush dhe për ta çuar deri në fund këtë mision historik që është thelbësisht përmbajtësor për PS.

Duhet të kemi parasysh që përveç familjes tonë politike dhe atyre që na e dhanë mbështetjen, të gjithë të tjerët, jo janë kundër nesh se të jesh kundër është normale, por janë të fiksuar për të bërë çdo gjë dhe për të nxjerrë çdo gjë nga goja, dhe për të derdhur çdo llumë në kanalet e informacionit dhe rrugët e komunikimit që të na pengojnë në këtë rrugë. Këtu vjen nevoja që PS, të bëhet realisht një mur i pakalueshëm për disinformacionin, për të gjithë ato që thuhen qëllimisht, ligësisht, poshtërsisht dhe hidhen në qarkullim për të çoroditur dynjanë”, tha mes të tjerash Rama.

Rama vijoi më tej duke hedhur akuza mbi opozitën me argumentin se po përpiqet të baltosë punën e qeverisë.

Sipas kryeministrit, Shqipëria kur PS erdhi në pushtet kishte më pak se 10 miliardë euro PBB dhe sot ka arritur në një nivel prej 27 miliardë eurosh.

“Ne nuk duhet të lejojmë askënd që të hedhë poshtë dhe të mbulojë me baltë, të gjithë punën e jashtëzakonshme që kemi bërë së bashku dhe e solli Shqipërinë në këtë pikë që është sot, që është pika më e mirë që Shqipëria ka qenë ndonjëherë. Ky vend kishte më pak se 10 miliard euro PBB sot PBB është 27 miliard euro. Me Zotin përpara dhe PS në krye, mund të shkojmë në 35 miliard euro në fund të kësaj dekade”, shtoi më tej Rama.

gijotina.com/

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Para
“Ferma e Mollëve” e Dritan Agollit, 786 MLN lekë/ Kush është biznesmeni nga Kuçova që këputi tenderin me “Flamur të kuq”?

“Ferma e Mollëve” e Dritan Agollit, 786 MLN lekë/ Kush është biznesmeni nga Kuçova që këputi tenderin me “Flamur të kuq”?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com