“Korrupsioni nuk mund të relativizohet tek shoqëria”. Kështu ka pohuar ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi, duke iu bashkangjitur reagimeve pas deklaratave të fundit për korrupsionin, duke vënë në shënjestër si Marta Kos, ashtu edhe kryeministrin Edi Rama. Në një postim në ‘Facebook’, Meksi thekson se të dy tentojnë të relativizojnë fenomenin e korrupsionit duke e zhvendosur përgjegjësinë nga politika tek shoqëria shqiptare, një qasje që sipas saj është problematike dhe “dhemb” sepse shmang thelbin e çështjes.
Ndërkohë, reagimi i Edi Ramës në aktivitetin “MatchMaker Albania” sipas Meksit, tenton të relativizojë problemin: kur pushteti thotë “shihni veten”, shmanget thelbi i korrupsionit, pasi edhe nëse të tjerët janë të korruptuar, kjo nuk e justifikon fenomenin tonë. Ish-ministrja kritikon gjithashtu ndikimin e tifozërisë politike, ku korrupsioni dënohet vetëm kur është i kundërshtarit, duke theksuar se pa reflektim të sinqertë dhe standard të njëjtë ndaj korrupsionit, çdo debat mbetet i cekët.
Deklarata e Marta Kos për korrupsionin nuk ishte një sulm ndaj shqiptarëve, por një tezë e njohur në studimet mbi korrupsionin se ligjet nuk mjaftojnë nëse normat sociale e tolerojne shkeljen.
Ajo nuk foli për një popull konkret, por për një fenomen. Dhe pikërisht këtu qëndron arsyeja pse kjo deklaratë “dhemb” sepse zhvendos fokusin nga “ata lart” edhe tek “ne si shoqëri”.
Nderkaq reagimi i KM Rama sot ne MatchMaker Albania, tenton te relativizoj problemin.
Ne se ju thuhet te tjereve :”shihni vehten “, kjo shmang thelbin e fenomenit, sepse edhe nëse të tjerët kanë korrupsion, kjo nuk e zhbën tonin.
Ndërkohë, tifozëria politike bën edhe më keq,kur korrupsioni dënohet vetëm kur është i kundërshtarit.
Pra lidhur me qendrimin ndaj fenomenit të korrupsionit verehet se :pushteti tenton ta relativizojë, opozita ta përdorë, ndersa publiku pergjithesisht të rreshtohet sipas bindjeve,jo parimit.
Pa një reflektim të sinqertë dhe pa një standard të njëjtë ndaj korrupsionit, çdo debat mbetet i cekët. Dhe kjo nuk është thjesht çështje morale,por me pasoja konkrete.
Kjo pengon ndërtimin e institucioneve funksionale dhe dëmton rrugën drejt integrimit europian, pikërisht në një moment kur procesi i zgjerimit kërkon më shumë besueshmëri, jo më shumë justifikime.









Discussion about this post