Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk ka votuar raportin IBAR për Shqipërinë, duke akuzuar qeverinë për përpjekje për të manipuluar perceptimin publik mbi procesin e integrimit.

“IBAR-i nuk është votuar dhe nuk mund të votohet duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe duke asgjësuar sistemin e drejtësisë”, u shpreh ai.
Berisha u ndal edhe te vlerësimet e BE-së për kapitujt që lidhen me liritë, të drejtat dhe shtetin ligjor, duke i cilësuar ato si thelbësore për procesin e integrimit. Sipas tij, Shqipëria ka marrë një vlerësim negativ në këto fusha.
Në përfundim, lideri i opozitës u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në një protestë më 17, të cilën e cilësoi si “kryengritje paqësore” kundër qeverisë, që ai e quajti “narko-qeveri”.
gijotina.com/
Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi teksa komentoi shkarkimin e Elisa Spiropalit nga detyra e ministres së Jashtme, nëse qëndron pas...
Lexo më shumë© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com
Discussion about this post