GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Integrimi, Edi Rama: Do punojmë më shumë, Ballkanin e Hapur do ta pranojnë të gjithë

19:45 - 21/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Integrimi, Edi Rama: Do punojmë më shumë, Ballkanin e Hapur do ta pranojnë të gjithë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në përvjetorin e Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert” në Shqipëri, kryeministri Edi Rama foli për procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian dhe Ballkanin e Hapur.

 Për integrimin në BE ai tha se i vjen keq që për kaq vite vazhdojmë të jemi vend kandidat, madje mes shkas e ironisë tha se mund të quhemi “dhëndër në tentative” për në BE. Gjithsesi, sipas tij edhe pak kohë ka mbetur për të mbërritur aty ku dëshirojmë.  Rama tha se, Shqipëria duhet të bëjë akoma më shumë dhe të ketë në fokus integrimin.

“Dëshiroj ta them, që për ne kjo ka qenë një periudhë në një farë mënyrë maturimi dhe kuptimi më i drejtë dhe më i plotë i këtij procesi dhe i vetë natyrës kontradiktore dhe të paparashikueshme të procesit. Është e qartë me këtë shpërthimin e papritur së fundmi të problemit të Bullgarisë. Ky është një proces ku nuk duhet ta humbim fokusin nga fakti që jemi në këtë proces jo se na e kanë imponuar të tjerët, por që e ka zgjedhur populli vetë për t’u bërë pjesë me të drejta të plota e familjes së bashkuar europiane.

Duke mbajtur këtë parasysh duhet të vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë se kemi bërë. Të bëjmë më shumë se bëmë dje, pavarësisht se çfarë vendimesh merren në Bruksel, apo stër-stër kushtesh shfaqen deri në Bullgari. Këto janë të ndara me njëra tjetrën. Nuk e di si quhemi tani sepse u bë disa vite që jemi kandidat. Dhëndër në tentativë të familje europiane”, tha ai.

Sa i përket çështjes së “Ballkanit” të hapur, Rama u shpreh se nuk ka ndërmend të marrë për bazë kundërshtitë ndaj kësaj nisme. Sipas tij është marrë hapi i duhur që i vjen në ndihmë dhe rrit Ballkanin.  Madje ai u shpreh i bindur se me kalimin  e kohës do t’i bashkohen edhe vende që e kundërshtojnë sot.

“Jam i bindur dhe nuk e vë në dyshim që Ballkani i Hapur është ideja e duhur në kohën e duhur. Të gjithë do e përqafojnë hap pas hapi, Nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të hapemi plotësisht me njëri tjetrin për të krijuar një shëmbëlltyrë e asaj që duam të jemi. Kështu fitojmë kohë nga e ardhmja., Ballkanin e Hapur do e bëjmë dhe nuk do kemi asnjë rrugë tjetër kur të hyjmë në BE. Duke e bërë sot dhe duke e bërë me bindje, ne jo vetëm që ndërtojmë një hapësirë funksionale të katër lirive të BE, por i japim vetes mundësinë për të rritur ekonominë tonë. Asnjë vend nuk e ka luksin të merret me politikën në plan të parë për arsye politike të brendshme”, u shpreh Rama.

 Ballkani i Hapu është kundërshtuar më së shumti nga Kosova. Për kryeministrin Albin Kurti  kjo nismë është në favor të Serbisë prandaj ai nuk do ta pranojë kurrë.

Etiketa: Ballkani i HapurBERama

Lajme të lidhura

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Para
Surprizohet Roma, Lacio probleme me shënjestrën

Surprizohet Roma, Lacio probleme me shënjestrën

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com