GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Integrimi i Tiranës dhe Shkupit, kritik për të ardhmen e BE

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Integrimi i Tiranës dhe Shkupit, kritik për të ardhmen e BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë të shtunën se përparimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është kritik në këtë moment kyç për kontinentin dhe shprehën mbështetjen për një propozim kompromisi që merr parasysh interesat e Shkupit dhe Sofjes.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, e shprehën këtë qëndrim në një deklaratë të përbashkët ku mbështetet hapja e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.

“Në këtë moment kritik të historisë evropiane, në kushtet e agresionit të pajustifikueshëm të Rusisë kundër Ukrainës, përparimi drejt anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e unitetit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian. Të udhëhequr nga vlerat e përbashkëta dhe standardet e BE-së, të dyja vendet janë gati të ndërmarrin hapin e mëtejshëm drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në deklaratë.

Zoti Blinken dhe zoti Borrell thanë se mbështetin një propozim kompromisi që “merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë bazuar në respektin, besimin dhe mirëkuptimin reciprok”.

“Vendimi sovran i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Kjo frymë kompromisi konstruktiv mbi të cilin është ndërtuar integrimi evropian duhet të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces historik”, vazhdon deklarata.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor. Sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre evropiane dhe euroatlantike mbetet qëllimi ynë i përbashkët”, përfundon deklarata.

Marrë nga VOA

Etiketa: VOA

Lajme të lidhura

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja
Aktualitet

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:01 - 15/11/26
Para
Miratohet dokumenti, Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë një pikë të re kufitare

Miratohet dokumenti, Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë një pikë të re kufitare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit
Sport

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti ndeshjen e fundit të Grupit A të Ligës C të Kombeve në Budapest ndaj Bjellorusisë....

Lexo më shumë
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:01 - 15/11/26
Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë, edhe 45 minuta për arritjen e objektivit

Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë, edhe 45 minuta për arritjen e objektivit

18:57 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com