GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Integrimi i Shqipërisë në BE, Berisha: Rama e ka zëvendësuar me Ballkanin e Hapur

19:04 - 22/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Integrimi i Shqipërisë në BE, Berisha: Rama e ka zëvendësuar me Ballkanin e Hapur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fjalën e tij me shoqërinë civile, Sali Berisha u shpreh se, Edi Rama e ka zëvendësuar popullin me zyrat e PS-së. Berisha tha se, Edi Rama merr guximin dhe ndryshon rrugën e shqiptarëve, të cilët duan që të integrohen në BE. Berisha tha se Rama po zëvendëson integrimin e Shqipërisë, me Ballkanin e Hapur.

“Jeni përballur me një regjim që nuk përfaqëson asgjë përveç interesave të ngushta të Edi Ramës. Në këtë vend, zëri i grupeve të interesit, opozitës shumëzohet me zero dhe është zëvendësuar me variantin më tragjikomik me fletushkat që plotësohen në zyrat e PS, si opinione të qytetarëve. Kjo është një formë e shëmtuar, e tiranëve absolutë të cilët në dekada e shekuj zgjedhjet e lira i zëvendësojnë me takime në mexhlis me 10-15 vetë dhe morëm mendimin e popullit dhe vazhdojmë. Në fakt ky merr veç mendimin e zyrave të partisë së tij. Edi Rama sillet në këtë vend në disa aspekte individuale si asnjë zyrtar i lartë në historinë e këtij vendi. Rama me vendimet që merr dëshmoi se shpërfill çdo interes qytetar, të grupeve të interesit apo kombëtar. Imagjinoni ju, për projektim më të madh kombëtar të shqiptarëve, ai i Shqipërisë në projektin e familjeve të zhvilluara të kombeve Europiane, ky zotëri me një kurajo të jashtëzakonshme, nxjerr në treg këtë projekt dhe pa marrë mendimin e askujt, e zëvendëson me projektin e Ballkanit të Hapur, projekt i hegjemonisë serbe në rajon dhe influencës ruse në rajon” – tha Berisha.

Ai gjithashtu tha se pas 30 vitesh, Shqipwria nuk wshtw as nw lindje as nw perwndim. Berisha thotw se Ballkani i Hapur paraqitet si si alternativë që Serbia të mos shkojë në luftë.

“Pas 30 vitesh pritshmërie të shqiptarëve për tu vendosur aty ku e kanë vendin si komb perëndimor, nuk thuhet më si 30 vite më parë, nuk jemi as lindje as perëndim, por edhe sot thuhet se do ta konsiderojmë propozimin e Presidentit Macron nga pozitat e Ballkanit të Hapur. Paraqitet Ballkani i Hapur si një alternativë lufte, si alternativë që Serbia të mos shkojë në luftë. Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe asnjë vend nuk mund të na sulmojë ne, nëse ne nuk e sulmojmë më parë. Presidenti Biden e ka bërë të qartë që nëse 1 inç po preke, do të jesh në luftë me krejt NATO-n” – u shpreh Berisha.

 

Etiketa: Ballkani HapurBEEdi RamaIntegrimiSali Berishashqiperisezevdnesuar

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
Harta e re, avokatët braktisin seancat gjyqësore, në protestë edhe qytetarët

Harta e re, avokatët braktisin seancat gjyqësore, në protestë edhe qytetarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Lexo më shumë
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com