GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Inter e pëson në fund, Napoli merr pikën e artë ndaj Parmës dhe tani e ka vetë në dorë titullin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Inter e pëson në fund, Napoli merr pikën e artë ndaj Parmës dhe tani e ka vetë në dorë titullin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 37-të, që është e parafundit për këtë sezon në Serie A. Vëmendja ishte padyshim në “Ennio Tardini”, aty Parma priti Napolin dhe në supersfidën në “San Siro” mes Inter-it dhe Lazio-s.

Napoli i drejtuar nga Antonio Conte ka zhgënjyer, duke mos shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Parmës, por napolitantët morën një “dhuratë” të madhe nga Lazio.

Në “San Siro”, në kryesfidën e javës së 37-të, Inter nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 ndaj Lazios, në një ndeshje me plot emocione dhe në fund u mbyll në mënyrë dramatike për të zotët e shtëpisë. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për zikaltrit, të cilët gjetën golin në minutën e parë shtesë me Bisseck.

Lazio barazoi shifrat me Pedron në minutën e 72-të me një gol të kontestuar, ku u desh edhe ndërhyrja e VAR, pasi dyshohej për pozicion jashtë loje, por arbitri kryesor i takimit vendosi ë goli të quhej i rregullt.

Gjithsesi, zikaltrit nuk u dorëzuan dhe vetëm pak minuta më pas gjetën golin e avantazhit. Calhanoglu kroson në zonë nga goditja e dënimit, Denzel Dumfries i shpëton mbrojtes bardhekaltër dhe dërgon me kokë topin në rrjetë. Por, bardhekaltrit e Baronit nuk dorëzohen dhe fitojnë një penallti pas prekjes së topit me dorë nga Biseck brenda zonës, për të cilën u desh edhe ndërhyrja e VAR-it. Pedro merr topin dhe tregohet i saktë përballë Sommer, duke barazuar shifrat dhe duke heshtur “San Siro-n”. SHIKORASTINEPENALLTISE

Në minutat e fundit shtesë, Inter gjen golin me Arnautovic, por që nuk ishte i rregullt, u anullua për pozicion jashtë loje. Kur mbetet për t’u luajtur dhe java e fundit, Napoli kryeson me 79 pikë, ndërsa Inter ndjek me një pikë më pak.  Javën që vjen, që është e fundit, Inter luan në transfertë ndaj Como, ndërsa Napoli në fushën e vetë ndaj Cagliari-t.

Lajme të lidhura

“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin
Aktualitet

“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

21:51 - 24/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

“Shkojmë në Durrës vetëm për fitore kundër Teutës”, Glen Daja e nis me sulm te Elbasani

08:29 - 24/10/26
Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter
Sport

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26
Para
Rikthehen reshjet e shiut/ Parashikimi i motit për sot, 11 mars 2025

Parashikimi i motit, 19 maj 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët
Aktualitet

“Largimi i Ramës është i shpejtë”- Ervin Salianji: Kryeministri, ‘vrasës me pagesë’, paguan policët 2500 euro për të dhunuar qytetarët

22:33 - 24/10/26

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, komentoi protestën studentore, por edhe dhunën e ushtruar nga policia ndaj të rinjve. Në një...

Lexo më shumë
Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Studentët njoftojnë sërish protestë nesër në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

22:11 - 24/10/26
“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

21:51 - 24/10/26
Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

21:12 - 24/10/26
Protesta e studentëve/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të riut që u godit me plumb gome në sy

Protesta e studentëve/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të riut që u godit me plumb gome në sy

20:54 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com