GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Inter ‘shpartallon’ Veronën, ngecin Milani e Roma

23:10 - 03/05/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Inter ‘shpartallon’ Veronën, ngecin Milani e Roma
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Interi rikthehet fuqishëm në garën për një vend në zonën Champions, teksa mposhti Veronën me rezultatin e thellë 0-6 dhe regjistroi fitoren e tretë radhazi, që e ngjit në vendin e katërt me 60 pikë.

Zikaltrit dominuan totalisht, teksa pas disa pritjeve të Montipo, ishte Gaixh që devijoi topin në portën e tij në mënyrë të pafat, duke u dhënë avantazhin djemve të Simone Inzaghit.

Minutat 36’ dhe 37’ ishin vendimtare për fatin e takimit, pasi fillimisht ishte Calhanoglu që shënoi një gol spektakolar dhe më pas ishte Dzeko që dërgoi topin në rrjetë për herë të tretë, duke çuar skuadrën në dhomat e zhveshjes me avantazhin 0-3.

Në pjesën e dytë ishin Lautaro dy herë dhe Dzeko që shënuan sërish, duke vulosur fitoren e thellë 0-6, që sinjalizon edhe rikthimin e Interit në një formë të shkëlqyer, në sprintin final të sezonit.

Milani zhgënjeu në shtëpi, këtë herë përballë Cremoneses, ku nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1. Ishte Okereke ai që shënoi në minutën e 77’, pasi bëri çfarë deshi me dy qendërmbrojtësit kuqezi dhe dërgoi topin në rrjetë. Kuqezinjtë u përgjigjën me Kruniç në shtesë, duke shmangur humbjen dhe marrë një pikë me vlera.

Nuk shkoi përtej barazimit 1-1 edhe Roma në transfertën ndaj Monzës, ndonëse kaloi e para në avantazh. El Sharaëi u dha avantazhin verdhekuqve, por më pas ishte Caldirola ai që riktheu baraspeshën, duke ndalur verdhekuqtë.

Mori tre pikët Lazio, që iu fal një goli të Felipe Anderson në minutën e 14 dhe një tjetri të Basic në shtesë, për të fituar me rezultatin 2-0 ndaj Sassuolos dhe për të ruajtur vendin e dytë në renditjen e Serisë A.

Etiketa: interverona

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
City i papërmbajtshëm, Liverpool merr fitore minimale

City i papërmbajtshëm, Liverpool merr fitore minimale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com