GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Interpelanca me Salianjin/ Pyetjet që Taulant Balla nuk i dha përgjigje

12:03 - 02/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Interpelanca me Salianjin/ Pyetjet që Taulant Balla nuk i dha përgjigje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla iu shmang një sërë pyetjesh gjatë interpelancës së kësaj të enjteje në Kuvend, të kërkuar nga deputeti demokrat Ervin Salianji.

Gjatë fjalës nga foltorja e Kuvendit, Salianji kërkoi përgjigje nga kreu i Ministrisë së Brendshme për çështjet e nxehta, që lidhen me situatën e krimit në vend.

Megjithatë, gjatë fjalës së tij, kreu i Ministrisë së Brendshme, institucion që ka nën varësi Policinë e Shtetit, më tepër se përgjigje ndaj pyetjeve që ngriti ligjvënësi, bëri një rezyme statistikash, duke e paraqitur nën një dritë pozitive punën e uniformave blu.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përmendi si sukses aksione si “Tempulli” – për goditjen e shpërndarësve me doza të drogës. Gjithashtu, përmendi Lazaratin për të goditur policinë e kohës nën qeverisjen e PD, duke bërë një krahasim të situatës aktuale me më shumë se 1 dekadë më parë.

Në përgjigje, Salianji solli në vëmendje raportet e DASH dhe Prokurorisë së Posaçme, si dhe hetimet e dosjeve si “Metafora”, që nxjerrin në pah kapjen e policisë nga krimi dhe dekonspirimin e aksioneve. “Këta me 3 tonelata nuk keni fuqi ti kapni. Se këta me 3 kg janë për kusur në këtë vend”, u shpreh deputeti demokrat në përgjigje të vlerësimit të ministrit për aksionin “Tempulli” kundër shpërndarësve me doza të drogës. Në përgjigje për krahasimin me Lazaratin, kujtoi ish-ministrin e Brendshëm socialist Saimir Tahiri, për të cilin tha se kanabizoi vendin.

Ministri Balla u mburr edhe me sigurinë, që sipas tij, ndjejnë turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë. “Ka të bëjë me kodin zakonor dhe jo punën e policisë. Puna e policisë është që e gjen tjetrin pasi vriten, dhe pasi kanë rënë në humnerë”, tha Salianji në replikë.

Deputeti dënoi dhe ritmin e ulët me të cilin po ecën vetingu në polici, duke ngritur dyshime se mazhoranca po e përdor politikisht. “Vetëm një emër është shkarkuar, gjithë milionat për të vetuar 300 policisë nga 11 mijë. Po pse se bëni?! se ju intereson që ti keni nën kontroll. E pamë në Shkodër me metamorfozën sesi krimi emëronte policët. Të dyja palët punonin për socialistët për të mbledhur votat”, tha Salianji.

Ai dënoi fshehjes e plagosjes nga policia të bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj ndaj një varësi të kësaj të fundit. Lidhur me çështjen, ministri ironizoi duke u përgjigjur se “akti më i rënë kriminal në vlerësimin tuaj kishte mbetur një gozhdë”. Në replikë, Salianji u shpreh se “ngjarja e rëndë është mosbarazia para ligjit”.

Deputeti kërkoi përgjigje për krimet e rënda të mbetura pa përgjigje, si zhdukja e Ervis Martinajt, tritoli ndaj prokurorit në Shkodër, apo të shtënat ndaj një televizioni që lanë të vdekur rojën e sigurisë.

“Policia nuk sheh kullat, po bëri ndonjëri ndonjë avlli andej nga periferia, ja merrni shpirtin dhe çoni statikën ashtu siç e doni”, tha Salianji. “Dilni dhe thoni që drejtuesit e policisë janë te grupi i Çiftelisë. Apo vetëm kur ishte koha e PD-së. Zbardhni zhdukjen e Ervis Martinajt, është gjallë apo ka vdekur? E keni në kërkim edhe sot. A keni guxim t’ua thoni familjarëve është gjallë apo jo? Është njoftuar 5 minuta para operacionit policor për arrestimin e tij se siç duket kishte plane të tjera qeveria”, u shpreh ai.

“Keni informacion që ministra nëpërmjet marrin 500 mijë euro për të emëruar shefa komisariatesh që janë në përgjimet e SKY”, pyeti ligjvënësi.

Pyetje, që shqetësojnë qytetarët, megjithatë mbetën pa përgjigje nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Etiketa: Ervin SalianjiKryesore1kuvendTaulant Balla

Lajme të lidhura

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë
Breaking Views

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin
Aktualitet

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar
Aktualitet

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Para
Ina Zhupa: Shqipëria në testin e Pisa-s, më e dobët sesa Palestina

Ina Zhupa: Shqipëria në testin e Pisa-s, më e dobët sesa Palestina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë
Breaking Views

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26

Metamorfoze e plote e ministrave te Rames pasi daljes se djeshme ku kundershtonin njoftimin e Ambasades Amerikane mbi ekzistencen e...

Lexo më shumë
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com