GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Zgjedhjet për kryetarin/ Shehi: Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët

21:15 - 31/03/26
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet për kryetarin/ Shehi: Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, është shprehur se në PD nuk ka garë. Komentet Shehi i bëri në Report Tv zgjedhjet e 23 majit që do të mbahen për zgjedhjen e kryetarit të PD-së.

Shehi shtoi gjithashtu se Berisha në PD nuk ka kundërshtarë, pasi sipas tij, edhe ata që i dalin kundër, kryedemokrati i përjashton nga partia.

Sipas Shehit, ish-deputeti Ervin Salianji dhe Evi Kokalari nuk duhet fare të hyjnë në garë për kreun e PD-së. Kjo pasi sipas tij, gara nuk do jetë reale.

“Në PD nuk ka garë. Tallen me njerëzit. Atje garë është Berisha për kryetar dhe ai besoj se do jetë i vetëm. Atje nuk ka kundërshtarë dhe ata pak që janë kundërshtarë, i kanë përzënë, i kanë përjashtuar. I kanë dhënë sinjal se kushdo që të dalë, ‘këtu s’ka vend për të tjerë’. Kjo është partia e Berishës dhe është mbyllur kjo histori. Madje njëherë vetëm është bërë garë në PD, njëherë kur ishte Berisha.

Doli njëri atje dhe ai nuk e di pse e pranoi atë pozicionin e groteskut, sepse nuk ishte burr i keq. Meqë e ka statuti që duhet të jenë 2 kandidatë, nuk e di si do e zgjidhin këtë radhë. Besoj se do dalë edhe këtë radhë ndonjë personazh që… As Salianji dha as Kokalari s’kanë pse hyjnë në garë, sepse po të jetë Berisha atje nuk bëhet garë. A do të ishte garë mes këtyre të rinjve, nëse nuk do ishte Berisha vetë? Kjo po. Është bërë njëherë një gjysmë gare mes Bashës dhe Olldashit, edhe ajo kishte vlerë”, tha mes të tjerash Shehi.

Shehi tha më tej se Berisha ka si qëllim vetëm mposhtjen e kundërshtarëve brenda opozitës, por jo rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Me Berishën PD s’ka më fitore. Berisha fiton garën me rivalët brenda partisë dhe me ne të tjerët, sigurisht që e ka fituar, për të qenë personazhi kryesor i opozitës. Por opozita duhet të mundë Edi Ramën. Prandaj duhet një trajektore e re politike, t’i hapim rrugën edhe këtyre që janë më të rinj se ne”, përfundoi Shehi.

Etiketa: Dashamir Shehi

Lajme të lidhura

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)
Breaking Views

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)
Breaking Views

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26
Kosova ndalet nga traversa, Asllani afër supergolit në “Fadil Vokrri”
Sport

Kosova ndalet nga traversa, Asllani afër supergolit në “Fadil Vokrri”

21:45 - 31/03/26
Para
Kosova ndalet nga traversa, Asllani afër supergolit në “Fadil Vokrri”

Kosova ndalet nga traversa, Asllani afër supergolit në “Fadil Vokrri”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)
Breaking Views

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26

Kosova mat forcat me Turqinë në orën 20.45, në sfidën që vlen një biletë për në Botëror. Dardanët pas një...

Lexo më shumë
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26
Kosova ndalet nga traversa, Asllani afër supergolit në “Fadil Vokrri”

Kosova ndalet nga traversa, Asllani afër supergolit në “Fadil Vokrri”

21:45 - 31/03/26
Zgjedhjet për kryetarin/ Shehi: Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët

Zgjedhjet për kryetarin/ Shehi: Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët

21:15 - 31/03/26
“Besojmë te ëndrra”/ Hajdari karikon Kosovën para ndeshjes vendimtare

“Besojmë te ëndrra”/ Hajdari karikon Kosovën para ndeshjes vendimtare

20:44 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com