GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Invazioni për “thyerjen” e bravës amerikane!

19:09 - 14/12/21
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Invazioni për “thyerjen” e bravës amerikane!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Përsheshi” i fundit politik që gëlon në “kusinë” opozitare natyrisht që mund të ketë fundin e tmerrshëm të një përçarje klasike, paçka se kryetari aktual (përtej etiketimit nga mediat afër doktorit si deputet) po reziston stoik dhe në respektim të plotë të axhendës së tij politike, brenda vetë institucioneve që me bekimin, miratimin, heshtjen dhe qetësinë e Berishës u ngritën pas humbjes së 25 prillit.

Duke parë edhe mësymjen e stilit ekzemplar salist të pritshëm, Kryetari i PD-së me suportin e Këshillit Kombëtar, Kryesisë së PD-së, grupit parlamentar dhe mbi të gjitha administratës së Presidentin amerikan, po qëndron totalisht stoik, pak i lëkundur në gjakftohtësi, por më shumë se sa i vendosur që të mos konvertojë në zhgënjim fatal, qëndrimin e prerë të partnerit gjeostrategjik, SHBA.

I bindur në koshiencën e tij se ka hapur shumë llogore “lufte”, Basha ka nisur ndërtimin e plotë të autoritetit të lidershipit të tij, brenda një partie, në të cilën institucionet rrezikohen dhe janë afër dhunimit dhe degradimit. Helmi i opozitës brenda vetë opozitës është shumë i madh, por njëherësh, edhe qëndresa për mosthyerjen e partnershipit amerikan është po kaq prezente dhe kokëforte. Nuk është çështje vulash, as bravash, as karrigesh dhe as asgjëje tjetër. Hyrja në atë stil loje në PD natyrisht që la një konotacion dhe shije tërësisht agresive.

13 deputetë dhe 11 kryetarë degësh në tërë Shqipërinë janë fare pak për të qenë një shumicë reale, e cila pa as më të voglin teklif, nëse do të konsiderohej e tillë do të shkonte në Kuvendin e 18 dhjetorit. Por, parë këtë situatë, Berisha zgjodhi të luajë në sulm frontal, këtë radhë përballë institucioneve të institucionit të tij opozitar.

Foltorja e së dielës e përmasave më të mëdha prodhoi edhe kauzën brenda vetë grupimit që tashmë është hapur rruga për të prodhuar tempin konfliktual në një institucion që ka marrë një goditje tërësisht të rëndë, por ende nuk është në nivelin knock-down. Riaktivizimi i doktorit ka një prapavijë tërësisht dilematike, por baza e 11 dhjetorit me qiell të ngrysur ka prodhuar një “gropë” të madhe në familjen e të djathtës.

Ka një fakt po kaq kokëfortë: Aktet e shkarkimit të Bashës dhe të tjerëve, siç edhe u tha nuk shkuan në Gjykatë. Momenti i shkuarjes në gjykatë është një frikë në distancë për vetë Saliun, pasi në këtë mënyrë do të legalizonte ndarjen. Ndaj, uzurpimin e selisë nisi dhe zgjodhi ta tentojë ndryshe, duke pirë kafen e së hënës, me indiciet që “krushqit” do të vijnë sërish.

Frika dhe tensioni është gjetkë, te dëshira ulëritëse për të prodhuar ndoshta edhe një viktimë fizike brenda institucionit, dhe ku më pas tallavaja do të rriste ndjeshëm bërjen pis nga të dy palët. Do të ishte një tragjedi e frikshme, por precedentët e ofensivave të tilla në atë parti e klasifikojnë si mundësi.

Etiketa: amerikanebravaeditorialiInvazionikryesore2thyerja

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Para
“Spider-Man” i kërkoi të shkonte te Tottenham, ja si u përgjigj Kylian Mbappe

“Spider-Man” i kërkoi të shkonte te Tottenham, ja si u përgjigj Kylian Mbappe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë
Aktualitet

Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë

15:20 - 27/12/25

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale u përfshi nga flakët ditën e djeshme në Bajzë. Pronare e magazinës është shtetase...

Lexo më shumë
Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari

14:59 - 27/12/25
Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja

Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja

14:45 - 27/12/25
Milan, Leao jo në formë të plotë: Allegri ndryshon sulmin për Veronën

Milan, Leao jo në formë të plotë: Allegri ndryshon sulmin për Veronën

14:30 - 27/12/25
Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet

Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet

14:15 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com