GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Investigimi: Çmimet e zhdoganimit të karburanteve, në ulje prej një muaji, por vazhdon rritja në tregun shqiptar

18:17 - 16/11/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Investigimi: Çmimet e zhdoganimit të karburanteve, në ulje prej një muaji, por vazhdon rritja në tregun shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas rritjes së çmimit të bukës dhe produkteve të tjera ushqimore janë shtrenjtuar më tej edhe çmimet e karburanteve në vend për të disatën herë radhazi brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Por edhe pse në çmimi i karburanteve treg ka ardhur në rritje, çmimi i bursave ndërkombëtare që i referohen kompanitë që importojnë në vendin tonë, ka ardhur në ulje. Duke iu referuar buletinëve që ka nxjerrë Agjencia e Prokurimit Publik në vendin tonë, Gijotina.com ka bërë një krahasim të çmimeve për karburantet në data të ndryshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për çmimet e karburanteve i referohet bursës ndërkombëtare “PLATTS”. Në datën 13 tetor të këtij viti çmimi i karburanteve, kryesisht të naftës, benzinës dhe gazit ka qenë si më poshtë:

Benzina – 797 dollarë/Ton

Gazoil (10ppm ULSD) – 728 dollarë/Ton

Gazoil 0.1% – 720 dollarë/Ton

Propan – 843 dollarë/Ton

Butan – 778 dollarë/Ton.

Ndërkohë gjashtë ditë më vonë, pra në datën 19 tetor trendi ka shkuar në rritje për benzinën dhe naftën, ndërsa për gazin në ulje.

Benzine  – 812 dollarë/Ton

Gazoil (10ppm ULSD) – 740 $/Ton

Gazoil 0.1%  – 731 $/Ton

Propan – 881 $/Ton

Butan – 802 $/Ton

Ndërsa një muaj më vonë, trendi ka shkuar në zbritje për benzinën, pothuajse në çmimin fillestar për naftën dhe rritje ka vetëm çmimi i gazit. Shifrat e mëposhtme janë marrë nga buletini i datës 15 nëntor 2021, ku Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i referohet bursës  “PLATTS” në datën 3 Nëntor 2021.

Benzine (Premium Unl 10ppm) – 773 $/Ton

Gazoil (10ppm ULSD) – 734 $/Ton

Gazoil 0.1% – 720 $/Ton

Propan – 875 $/Ton

Butan – 831 $/Ton

Edhe pse çmimet kanë luhatur në kohë me rritje dhe ulje të tyre, çmimi i tregut vendas të karburanteve ka shkuar vetëm në rritje. Në pikat e tregtimit të karburanteve nafta dhe benzina po shiten me rreth 8 lekë më shumë. Çmimi për një litër naftë ka arritur në 198 lekë, nga 161 lekë që tregtohej pak ditë më parë, teksa një litër benzinë tregtohet për gati 190 lekë.

Konsumatorët po paguajnë më shtrenjtë edhe për çmimin e gazit pasi në pikat e karburanteve shitet nga 80 deri në 89 lekë, duke parë një rritje të fortë krahasuar me disa muaj më parë.

Edhe Autoriteti i Konkurrencës nuk hyn në këtë situatë për të ruajtur balancën e çmimeve. Madje Autoriteti i Konkurrencës e ka fshirë faqen e vet në internet, duke njoftuar se është në proces “mirëmbajtjeje”.

Kujtojmë se në tetor të këtij viti Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë një hetim paraprak për Tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të karburanteve”. Hetimi do të përfshiu të tre koncesionarët që kanë dhënë leje për Tregun e ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit të karburanteve që vinë nga jashtë, për periudhën Janar 2017-Tetor 2020.

Më konkretisht për Petroliferën në Vlorë dhe dy koncesionet në Porto Romano të Durrësit, Romano Port SHA dhe Porti MBM. Ky i fundit i cili ka të drejtat e përpunimit të anijeve mbi 20 mijë ton zotërohet nga shoqëria ADRIATIC BAY INVESTMENT GROUP, e cila kontrollohet nga dy prej kompanive më të mëdha të tregimit me shumicë dhe pakicë të naftës dhe benzinës në vend.

Referuar të dhënave të importit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për karburantet e përpunuara (ngarkim-shkarkim, depozitim) të realizuara në këto porte vihet re se: Pjesa më e madhe e karburanteve që importohen në vend është mbi 80% naftë dhe më pak se 20% benzinë. Tregu i importit të karburanteve për periudhën 2017-2020 (janar-shtator) paraqitet si shumë i përqendruar ku treguesi CR3 është mbi 80 %, thuhet në vendimin për çeljen e hetimit.

Gijotina.com

Etiketa: cmimetInvestigimikarburantetkryesore2

Lajme të lidhura

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Para
Largimi i Xhakës, reagon presidenti i FSHF, Armand Duka

Largimi i Xhakës, reagon presidenti i FSHF, Armand Duka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Miliarda të çuara dëm, Banka Botërore “nxin” qeverinë Rama mbi cilësinë e projekteve infrastrukturore
Aktualitet

Miliarda të çuara dëm, Banka Botërore “nxin” qeverinë Rama mbi cilësinë e projekteve infrastrukturore

12:52 - 25/02/26

Një studim i ri i Bankës Botërore mbi financat publike të Shqipërisë ngre shqetësime të forta për mënyrën si përdoren...

Lexo më shumë
Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Rama lëviz me helikopter, ne ecim me këmbë

Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Rama lëviz me helikopter, ne ecim me këmbë

11:55 - 25/02/26
ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

11:47 - 25/02/26
Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

11:26 - 25/02/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com