GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Investimet strategjike/ PD në garë për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës

15:10 - 20/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD nxjerr videon: Gruaja e kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ mbrojti ministrat e Ramës që blenë zgjedhjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish kryeministri Sali Berisha dhe deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj janë përfshirë në një tjetër garë mes tyre lidhur me mandatin e ministres Olta Xhaçka. Mesditën e sotme ishte deputeti Agron Shehaj i cili njoftoi nga selia blu nisjen e mbledhjes së firmave për t’iu drejtuar Kushtetueses për mandatin e deputetes dhe ministres së Jashtme.

Ndërkohë, në mesditë grupi Parlamentar i PD ka depozituar mocionin për heqjen e mandatit të deputetes për Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka.

Deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja, Merita Bakiu, Emilja Koliqi, Ferdinand Xhaferri, Ilda Dhori, Arbi Agalliu, Saimir Korreshi, Orjola Pampuri, Selaudin Jakupllari, Zheni Gjergji, Flamur Hoxha dhe Dashnor Sula, i kanë kërkuar Kuvendit ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit për Olta Xhackën.

Në mocion sqarohet se kompania e krijuar menjëherë pas miratimit të ligjit për investimet strategjike AG. TCC shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka, ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himar. Shoqëria në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka ka përfituar masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit për një periudhë 30 vjeçare, si dhe përfiton nga incentiva e reduktimit të TVSH-së.

“Dhënia e pasurisë publike për qëllime fitimi dhe ushtrimi të veprimtarive fitimprurëse, është bërë në shkelje flagrante të ndalimeve kushtetuese dhe ligjore, që ndalojnë deputetin dhe për efekt të ligjit bashkëshortin e tij, të përfitojë pasuri të shtetit apo të kryejë veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuritë e shtetit. Ky fakt përbën shkelje të rëndë të ligjit, që passjell mbarimin/pavlefshmërinë e mandatit të deputetit, sipas neneve 70/2-3 dhe 71/2/c të Kushtetutës”, thuhet në mocionin e dorëzuar nga deputetët e PD.

Në mocionin e deputetëve demokrat sqarohet se nga dokumentacioni bashkëlidhur rezulton e provuar se shoqëria tregtare AG. TCC shpk ka përfituar të drejtën për të kryer veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit dhe pushtetit vendor, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve në fushën e turizimit, në kohën në të cilën ka ushtruar mandatin e deputetit. “Ligji nr. 9367/2005 parashikon shprehimisht në nenin 35 të tij se “në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur (që sipas ligjit është bashkëshorti), ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit.

Etiketa: PDxhacka

Lajme të lidhura

Masakara e Peshkëpisë/ Përkujtohet vrasja e dy ushtarakëve shqiptarë: Drejtësi për Peshkëpinë, Fredi Beleri i akuzuar!
Breaking Views

Masakara e Peshkëpisë/ Përkujtohet vrasja e dy ushtarakëve shqiptarë: Drejtësi për Peshkëpinë, Fredi Beleri i akuzuar!

21:51 - 10/04/26
Kërkesa për arrestimin e Ballukut nga SPAK, ja kur do të mblidhet Këshilli i Imunitetit
Aktualitet

Peleshi njofton mbledhjen për imunitetin e Ballukut, PD: Provokim! Nuk është zbardhur vendimi i Kushtetueses

14:24 - 10/04/26
PD: Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit
Aktualitet

PD denoncon Ibrahimajn: 200 mijë euro për “Delina n’Fest”, paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres

13:39 - 10/04/26
Para
Samiti në Brukesl/ Vuçiç: Do bisedoj me Ramën dhe Kovaçevskin për të vendosur

Samiti në Brukesl/ Vuçiç: Do bisedoj me Ramën dhe Kovaçevskin për të vendosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?
Breaking Views

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?

23:29 - 10/04/26

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga qendra e paraburgimit në Hagë ka folur për jetën politike në rast të një...

Lexo më shumë
Bllokohen në Qafën e Valbonës, shpëtohen në kohë dy turistët belgë

Bllokohen në Qafën e Valbonës, shpëtohen në kohë dy turistët belgë

23:09 - 10/04/26
Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve

Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve

22:48 - 10/04/26
Fushë Krujë/ Eduart Afmataj vrau fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt

Fushë Krujë/ Eduart Afmataj vrau fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt

22:38 - 10/04/26
Masakara e Peshkëpisë/ Përkujtohet vrasja e dy ushtarakëve shqiptarë: Drejtësi për Peshkëpinë, Fredi Beleri i akuzuar!

Masakara e Peshkëpisë/ Përkujtohet vrasja e dy ushtarakëve shqiptarë: Drejtësi për Peshkëpinë, Fredi Beleri i akuzuar!

21:51 - 10/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com