GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Iran, rrëzohet helikopteri me të cilin udhëtonte Presidenti Ebrahim Raisi

17:23 - 19/05/24
në Uncategorized
Kohë leximi: 1 min
A A
Iran, rrëzohet helikopteri me të cilin udhëtonte Presidenti Ebrahim Raisi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një helikopter me të cilin po udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i tij i jashtëm bëri një ulje të detyruar dhe të “fortë” të dielën. Agjencitë iraniane të lajmeve thanë se helikopteri po fluturonte mbi një zonë malore me mjegull të dendur. Zoti Raisi po kthehej nga një vizitë në Azerbajxhan.

Moti i keq po ndërlikon përpjekjet e shpëtimit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA. Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve, Fars, u bëri thirrje iranianëve që të luten për Raisin ndërsa në televizionin shtetëror u transmetuan lutje.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha se në helikopter po udhëtonin Presidenti Raisi, Ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian dhe zyrtarë lokalë.

Ministri i Brendshëm, Ahmed Vahidi, i tha televizionit shtetëror se një prej tre helikopterëve kishte bërë një ulje të dhunshme dhe se autoritetet po prisnin detaje të mëtejshme.

63-vjeçari Raisi u zgjodh në postin e presidentit në vitin 2021 pas një përpjekje të dytë. Që nga marrja e detyrës, ai ka urdhëruar një shtrëngim të ligjeve të moralit dhe shtypjen e përgjakshme të protestave antiqeveritare. Ai ka bërë përpjekje të forta në rrafshin ndërkombëtar lidhur me aspiratat bërthamore të Teheranit.

Në bazë të sistemit politik iranian, i ndarë mes strukturës klerike dhe qeverisë, fjala e fundit për çështje madhore i takon udhëheqësit suprem të vendit dhe jo presidentit.

Por Presidenti Raisi shihet si një pretendent i fortë për të pasuar mentorin e tij, Udhëheqësin Suprem Ayatollah Ali Khamenei, i cili ka mbështetur fuqishëm politikat kryesore të Raisit./voa

Etiketa: Iran

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
Kosovë, bjeshkët e gërryhen nga industria e nxjerrjes së gurëve

Kosovë, bjeshkët e gërryhen nga industria e nxjerrjes së gurëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara
Aktualitet

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

08:27 - 06/04/26

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja. Sipas Policisë, ngjarja...

Lexo më shumë
I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

08:14 - 06/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 06/04/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026

07:44 - 06/04/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 6 Prill 2026

07:36 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com