GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyrtarët iranianë pritet të takohen më 16 prill me ndërmjetësit pakistanezë për të diskutuar për propozimet e reja amerikane dhe për të vendosur për një rund të mundshëm të dytë bisedimesh, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se lufta mund të përfundojë “shumë shpejt”.

“Pas takimit të sotëm të delegacionit pakistanez, të kryesuar nga shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, me zyrtarë iranianë, pala iraniane do të bëjë shqyrtimin e nevojshëm dhe më pas do të merret një vendim për rundin e ardhshëm të negociatave mes Iranit dhe SHBA-së”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim.

Shefi i ushtrisë së Pakistanit mbërriti në Teheran më 15 prill dhe u prit nga ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi. Një burim i lartë iranian i tha agjencisë Reuters se Munir, i cili kishte ndërmjetësuar rundin e parë të bisedimeve, ndodhej në Iran “për të ngushtuar hendekun” mes dy palëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, tha në një konferencë për media në Teheran më 15 prill se që nga përfundimi i bisedimeve, Irani ka shkëmbyer mesazhe me SHBA-në përmes Pakistanit.

“Mund të përfundojë shumë shpejt”

Trump u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje të paqes. Megjithatë, presidenti amerikan shpesh ka pohuar se një marrëveshje është afër, vetëm për të përsëritur më vonë kërcënimet për të shkatërruar asetet e mbetura ushtarake dhe udhëheqjen e Iranit, si dhe infrastrukturën e tij energjetike.

“Mendoj se mund të përfundojë shumë shpejt. Nëse janë të mençur, do të përfundojë shpejt”, tha Trump duke iu referuar negociatorëve iranianë gjatë një interviste për Fox Business News, e regjistruar më 14 prill dhe e transmetuar më 15 prill.

“Mendoj se është afër përfundimit… e shoh si shumë afër përfundimit”, tha Trump.

Më herët gjatë 15 prillit, ai i tha New York Post se negociatorët, të cilët i përfunduan bisedimet më 11-12 prill në Islamabad pa arritur marrëveshje, mund të takohen sërish në ditët në vijim.

Nënpresdienti amerikan, JD Vance, që udhëhoqi delegacionin amerikan gjatë rundit të parë të bisedimeve, rriti mundësitë për bisedime të mëtejme duke thënë se është arritur “përparim i madh”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve se një rund i ri bisedimesh “me shumë gjasa” do të mbahej në kryeqytetin pakistanez.

Armëpushimi dyjavor po shkon drejt fundit. SHBA-ja dhe Irani u pajtuan për armëpushimin më 7 prill dhe Trump ka thënë se nuk ka plane që ta zgjasë atë pas 22 prillit – kur dhe përfundon – duke sugjeruar se me gjasë një gjë e tillë nuk do të jetë e nevojshme.

Një çështje kyç e mosmarrëveshjeve ka të bëjë me aftësinë e Iranit për të pasuruar uraniumin. Perëndimi e ka akuzuar Teheranin se synon të krijojë një armë bërthamore, ndërsa Irani këmbëngul se programi i tij është për qëllime civile.

Një tjetër çështje e debatueshme ka qenë mbyllja efektive nga Irani e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore ku kalon rreth një të pestën e dërgesave globale të naftës dhe gazit para se të niste lufta.

Pas përfundimit pa marrëveshje të bisedimeve në Islamabad, Trump njoftoi një bllokadë amerikane që shënjestron anijet që shkojnë drejt ose largohen nga Irani. Ngushtica lidh Evropën me Azinë përmes Kanalit të Suezit dhe konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare të tregtisë në ekonominë globale.

Një këshilltar ushtarak i liderit suprem iranian, Mojtaba Khamenei, më 15 prill paralajmëroi se Teherani do të fundosë anijet amerikane në ngushticë nëse SHBA-ja vendosë të “patrullojë” në këtë pikë kyç të transportit detar./REL

Etiketa: bisedimeIran

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Favoriti për Champions League, superkompjuteri ‘zbulon’ kampionin e ri të Europës

Favoriti për Champions League, superkompjuteri ‘zbulon’ kampionin e ri të Europës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)
Aktualitet

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26

Policia e Tiranës ka arrestuar Robert Dukën, 50 vjeç, me origjinë nga Vlora, si të dyshuar për grabitjen e një...

Lexo më shumë
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:18 - 09/11/26
“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com