GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Taksa e qarkullimit mbi karburantin u vendos në Shqipëri në vitin 2012. Fillimisht ishte vetëm 7 lekë për litër, por u rrit gradualisht në vitet pasuese deri në vitin 2015, kur arriti nivelin prej 27 lekësh për litër, që mbetet i pandryshuar edhe sot.

Ideja që përdoruesit e rrugëve të kontribuojnë për infrastrukturën nuk ishte e re. Ajo ishte diskutuar që në kohën e projektit të Rrugës së Kombit, kur u argumentua se një pjesë e kostos së ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve duhet të mbulohej nga vetë përdoruesit e tyre.

Më vonë, kjo filozofi u institucionalizua në formën e taksës së qarkullimit mbi karburantin, që sot paguhet nga çdo konsumator sa herë furnizon automjetin. Qëllimi zyrtar ishte i qartë: përdoruesit e rrugëve të kontribuonin për financimin kryesisht të mirëmbajtjes së infrastrukturës rrugore.

Taksa mblidhet për çdo litër benzine apo nafte të shitur dhe konsiderohet një tarifë për përdorimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit rrugor.

Në praktikë, ajo është bërë një nga komponentët kryesorë të barrës fiskale mbi karburantin, së bashku me akcizën dhe TVSH-në. Me rritjen e konsumit të karburantit ndër vite, janë rritur edhe të ardhurat që buxheti mbledh nga kjo taksë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, vetëm në vitin 2025 u arkëtuan rreth 220 milionë euro nga taksa e qarkullimit.

Këtu nis paradoksi. Nuk ka pothuajse asnjë transparencë se si përdoren këto fonde. Në teori, ato duhet të shkojnë për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit rrugor. Në praktikë, nëse rrugët do të kishin gojë të ankoheshin, shumë prej tyre do të tregonin një histori krejt tjetër.

Autostrada Tiranë – Durrës, nyja kryesore që lidh qendrën ekonomike të vendit, prej vitesh është e mbushur me gropa dhe arnimet e asfaltit zgjasin vetëm pak kohë. Edhe në rrugë të tjera të rëndësishme, riparimet bëhen shpesh përpara se investimet të kenë përfunduar plotësisht.

Rruga e Kombit është një tjetër shembull i kësaj ironie fiskale. Riparimin dhe mirëmbajtjen e saj përdoruesit e paguajnë vetë përmes tarifës së kalimit, e cila vazhdon të llogaritet me kursin e vjetër prej 138 lekësh për një euro, kur sot monedha europiane këmbehet rreth 96 lekë.

Taksat e larta janë një nga arsyet pse karburanti në Shqipëri rezulton ndër më të shtrenjtët në rajon kur matet në raport me të ardhurat. Në terma nominalë, nafta mund të kushtojë 15-30% më lirë se në disa vende të tjera të rajonit. Por kur çmimi krahasohet me fuqinë blerëse, situata përmbyset: për qytetarët shqiptarë, karburanti rezulton deri në dy herë më i shtrenjtë.

Kjo nuk është e vetmja arsye. Një tjetër problem i vazhdueshëm është reagimi shumë i shpejtë i çmimeve kur nafta shtrenjtohet në bursat ndërkombëtare dhe ulja shumë më e ngadaltë kur çmimet bien.

Sjellja është reflektuar edhe në ecurinë e normave të fitimit të tregtuesve kryesorë të karburanteve në vend, të cilat rriten kur cikli i çmimeve është në rënie.

Tensionet dhe konfliktet në Lindjen e Mesme po ndikojnë sërish në tregjet globale të energjisë. Historia ka treguar se krizat e naftës të lidhura me konflikte gjeopolitike zakonisht zgjasin më shumë sesa pritet dhe luhatjet e çmimeve mund të jenë të forta dhe të paparashikueshme.

Në një situatë të tillë, çdo rritje e çmimeve në tregjet ndërkombëtare përkthehet shumë shpejt në rritje të çmimit në pompë edhe për konsumatorët shqiptarë, siç ndodhi ditët e fundit, kur nafta për pak ditë u rrit nga 175 në 200 lekë për litër.

Përballë kësaj situate, reagimi më i zakonshëm i qeverive ka qenë ndërhyrja administrative në treg. Në Shqipëri, kjo u provua me krijimin e Bordit të Transparencës, një mekanizëm që në teori duhej të stabilizonte çmimet, por që në praktikë krijoi shumë pikëpyetje për mënyrën se si funksiononte tregu.

Në vend që të rikrijohen struktura të reja administrative si një lloj “Bordi 2” që fillimisht mund të ulë çmimet dhe më pas të bëhet pjesë e problemit (kartelit), masa më e thjeshtë dhe më e drejtpërdrejtë do të ishte ulja e barrës fiskale mbi karburantin.

Nëse një taksë u vendos për të financuar rrugët dhe sot nuk ka transparencë për përdorimin e saj, atëherë pyetja është e thjeshtë: pse duhet të vazhdojë të paguhet në të njëjtin nivel? Në një kohë kur çmimet e energjisë janë të paqëndrueshme dhe fuqia blerëse e qytetarëve mbetet e ulët, lehtësimi i taksave mbi karburantin do të ishte mënyra më e drejtpërdrejtë për të ulur koston që paguajnë familjet dhe bizneset.

Në fund të fundit, nëse qeveria nuk mund të ulë çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare, të paktën mund të ulë taksat mbi të!/Monitor.al

Etiketa: Kryesore1milionanaftetakse

Lajme të lidhura

Bllokohen në Qafën e Valbonës, shpëtohen në kohë dy turistët belgë
Aktualitet

Bllokohen në Qafën e Valbonës, shpëtohen në kohë dy turistët belgë

23:09 - 10/04/26
Fushë Krujë/ Eduart Afmataj vrau fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt
Aktualitet

Fushë Krujë/ Eduart Afmataj vrau fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt

22:38 - 10/04/26
“E Premtja e Zezë”/ Mijëra qyetarë korçarë në procesionin me epitafe para katedrales “Ngjallja e Krishtit”
Aktualitet

“E Premtja e Zezë”/ Mijëra qyetarë korçarë në procesionin me epitafe para katedrales “Ngjallja e Krishtit”

21:34 - 10/04/26
Para
Beteja për pronën, banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

Beteja për pronën, banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?
Breaking Views

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?

23:29 - 10/04/26

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga qendra e paraburgimit në Hagë ka folur për jetën politike në rast të një...

Lexo më shumë
Bllokohen në Qafën e Valbonës, shpëtohen në kohë dy turistët belgë

Bllokohen në Qafën e Valbonës, shpëtohen në kohë dy turistët belgë

23:09 - 10/04/26
Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve

Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve

22:48 - 10/04/26
Fushë Krujë/ Eduart Afmataj vrau fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt

Fushë Krujë/ Eduart Afmataj vrau fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt

22:38 - 10/04/26
Masakara e Peshkëpisë/ Përkujtohet vrasja e dy ushtarakëve shqiptarë: Drejtësi për Peshkëpinë, Fredi Beleri i akuzuar!

Masakara e Peshkëpisë/ Përkujtohet vrasja e dy ushtarakëve shqiptarë: Drejtësi për Peshkëpinë, Fredi Beleri i akuzuar!

21:51 - 10/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com