GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-krahu i djathtë i Ramës kritika ish-kolegëve: Asnjë nuk i tha se po krijojmë precedent të keq me dosjen e Ahmetaj

23:02 - 29/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-krahu i djathtë i Ramës kritika ish-kolegëve: Asnjë nuk i tha se po krijojmë precedent të keq me dosjen e Ahmetaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arben Ahmetaj ish-krahu i djathë i Edi Ramës, në rrëfimin e tij të dytë ekskluziv për Syri Tv, në ‘Çim Peka Live’, është shprehur se asnjë nga juristët në parlament, nuk e ngriti zërin për të, dhe askush nuk e lexoi dosjen që Dumani solli në raportin e tij në parlament.

‘Do të të shkrijmë si familje. Mua do më shkrijë si familje Altin Dumani, që del e thua e kam personale. – u shpreh Ahmetaj duke cituar fjalët e Dumanit dhe duke pohuar se   kreu i SPAK është shprehur se ai e kishte personale me të .

Biseda në studio:
Peka: Për të qenë i sinqertë ju nuk kemi gjë me PS, me PS e kam unë.
Ahmetaj: Ti vish anash PS…
Peka: Edhe Kadri Hazbiu thoshte, partia ime më dënon … e kam këtu, çfarë keni këtu. Jemi rritur, por jeni rritur në një organizatë kriminale nëse akuzat tuaja janë të pavërteta dhe të diktuara nga Edi Rama.
Ahmetaj: Duhet të bëni diferencës mes PS dhe Edi Ramës…
Peka: Mendoni se ka diferencë sot …
Ahmetaj: Do të ju lutesha që për hir të transmetimit të mesazhit, edhe në respekt të punës dhe mundimit që ke marrë për intervistën, të mos më ndërprisje se dua të çoj mendimin deri në fund. Del Edi Rama dhe thotë, këta kërkohen nga drejtësia dhe ankohen për PS. Unë nuk ankohem për PS, unë vetëm një kërkesë kam për ish-kolegët e mi. Si ka mundësi, që asnjëri nga ana, që nga ministri i Drejtësisë, që nga kë të duash ti, jurist dhe jo jurist, Fatmir Xhafaj, Klotilda Bushka, Ben Pëllumbi, alamet burrash dhe grash nuk lexuan dosjen që solli Altin Dumani aty. Ju referua Edi Rama dosje voluminoze, por po ta lexoni dosjen që nuk e ka lexuar, që ta lexonte Ulsi Manja, Xhafaj, Bushka, të thonin shiko çfarë është, Damian Gjiknuri, kë të duash ti, nga juristët dhe jo juristët, të thoshte shiko se çfarë bëjnë këta njerëz. Shiko çfarë standardi krijojnë, shiko çfarë sjellin. Është shprehur pas heqjes së imunitetit tim, mirë ja bënë maskarait. Kryeministri Edi Rama, mirë ja bënë maskarait. Një nga ish-kolegët e mi, ka thënë, bobo çfarë bëmë, çfarë precedenti kemi krijuar. Mirë ja bënë maskarait. Unë isha maskarai, dhe më pas dikush që paguhet nga inceneratorët më quan i poshtë, etj. Të kam thënë Çim Peka, pas intervistës lufta e tyre me supozime dhe sajesa, ka për tu kaluar në një nivel të ri. Kaloi në një nivel të ri. U akuzua ish-bashkëshortja ime, dhe bashkëshortja ime sot, me akuzë për pastrim parash dhe është një jurist shumë i zoti në Shqipëri, ka bërë një kërkim, se i turren, siç i turren kujtdo. Do të them një moment që ankohet për staf, është qesharake që ankohet për staf ky drejtuesi i SPAK. Po i kthehem logjikës së persekutimit familjar. Ka bërë një kërkim dhe ka thënë është i vetmi rast në botën demokratike, ku akuzohet e gjithë familja. Ta zëmë se të gjitha ëndërrat e këtyre ishin të vërteta, çfarë kanë nënshkruar këta. O i kam bërë unë, o i kanë bërë ata. Ku keni parë ju që akuzohen, as firmë, as vulë, as pjesë e institucioneve publike. Po pse e kanë bërë? Është kërcënim i hapur.  Do të të shkrijmë si familje. Mua do më shkrijë si familje Altin Dumani, që del e thua e kam personale. Ti e ke personale me mua? Pse e ke, ne as futboll nuk kemi luajtur bashkë që mund të kem thyer ndonjë këmbë, as not nuk kemi bërë bashkë, që ti të më kesh zhytur mua, apo unë ty. Çfarë arsye ke që e ke personale. Ty nuk të lejohet në kod  themelor të një institucioni, palë jo drejtësie, por palë, se je institucioni i akuzës, ta kesh personale me mua. Pse e ke personale me mua. Je shprehur se unë i kam bërë karshillëk kryeministrit. Po çpunë ke ti, se çfarë bëj unë me kryeministrin. Ti çpunë ke …

Etiketa: Arben Ahmetaj

Lajme të lidhura

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë
Aktualitet

Zyrtare nga 1 janari 2026: Paga minimale rritet në 50 mijë lekë

13:23 - 01/01/26
Tragjedi në Zvicër: Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur
Aktualitet

Tragjedi në Zvicër: Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur

12:57 - 01/01/26
Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)
Aktualitet

Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)

12:52 - 01/01/26
Para
Hua për pushime por mes frikës nga ngjarjet me mikrokreditë

Hua për pushime por mes frikës nga ngjarjet me mikrokreditë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë
Aktualitet

Zyrtare nga 1 janari 2026: Paga minimale rritet në 50 mijë lekë

13:23 - 01/01/26

Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Rritja e pagës minimale...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër: Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur

Tragjedi në Zvicër: Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur

12:57 - 01/01/26
Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)

Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)

12:52 - 01/01/26
Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie

Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie

12:21 - 01/01/26
Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

12:13 - 01/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com