GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ish-kryebashkiaku demokrat “fut duart” edhe në Poliçan, Zotkaj i fal 570 MLN lekë për llaç

15:12 - 31/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-kryebashkiaku demokrat “fut duart” edhe në Poliçan, Zotkaj i fal  570 MLN lekë për llaç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Oligarkët e tenderëve nuk kanë lënë bashki pa vjedhur.  Xhavit Ismaili, vëllai i ish kryetarit të bashkisë Vorë, Fiqiri Ismaili ka kapur një shumë të majme në Poliçan. Bëhet fjala për tenderin me objekt “Mbrojtje lumore gjatësore nga lumi Osum, fshati Mbrakull, Poliçan”. Pra, për të vendosur gurë e beton buzë lumit, kryebashkiaku i Poliçanit  Adriatik Zotkaj ka parashikuar të shpenzojë  570 milionë lekë.

Për këtë tender kanë paraqitur ofertë vetëm dy kompania, dhe si për të mbyllur shpejt e shpejtë tenderi, ka përjashtuar menjëherë njërën prej tyre dhe ia dhuroi kontratën firmës Alba Konstruksion sh.p.k., në pronësi të Xhavit Ismailit.

Ai u shpall fitues edhe pse  kishte ofertën 7 milionë lekë më shtrenjtë se kompania tjetër. Por, kryebashkiakët tanë e kanë bërë trend që të japin kontrata pa garë dhe tek oferta më e shtrenjtë.

Kështu, për një shërbim që mund të bëhet në pak ditë dhe më lirë, Ismaili futi në xhep 570 milionë lekë, në shkelje të hapur të ligjit. Prandaj edhe tenderi ka marrë “Flamur të Kuq”.

Por, Zotkaj nuk pyet për ligjin. Së pari bëhet fjalë për  vëllezërit Ismaili, ku Fiqiri ka qenë dhe ish-kryebashkiak. E kemi theksuar shpesh herë që të majtë e të djathtë do ulnin çdo gjë kur vjen fjala të aferat, e jo më armët që ngrenë në kohë zgjedhjesh.

 

Bëmat e Zotkajt

Së dyti, Zotkaj është mësuar me të tilla afera, madje edhe me vjedhje më të mëdha. Më 2017 është denoncuar sot se ka rrahur një mësues bashkë me të birin në mes të qytetit vetëm se pse e sheh!

Adriatik Zotkaj mori mandatin e parë në 2004 dhe vazhdon ende të jetë në krye të bashkisë Poliçan. Ai është i zgjedhuri i PS dhe i vetmi që i ka atribuar vetes titullin “qytetar nderi”. Por, askush nuk e përmend që. Aktualisht Zotkaj është në proces verifikimi nga prokuroria në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Pra po shihet nëse ka plotësuar saktë të dhënat në formularin e dekriminalizimit.

Ndërsa në formularin që ndodhet në KQZ, ku vetë Zotkaj shkruan se ka qenë i dënuar 3 herë. Dënimin e parë, Zotkaj e ka pasur me tre vite burg dhe thotë se ky dënim është për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Dënimi i dytë është me 10 muaj burg dhe Zotkaj thotë se është dënuar për “kundërshtim të punonjësve të policisë”, ndërsa për herë të tretë, ai thotë se është dënua me 1 vit burg duke mos e specifikuar arsyen se pse është dënuar.

 

Por jo vetëm kaq!

Në vitin 2015, Adriatik Zotkaj është paditur nga Inspektoriari i Lartë i Dekolarimit të Pasurive me dyshimin se ka fshehur pasurinë. Sipas ILDKPKI thotë se Zotkaj në formularin e vitit 2013 ka fshehur:

-Pronën në firmën “Perla e Tomorrit” me administrator Adriatik Zotkaj, me sipërfaqe trualli 5000m2, mbi të cilën është ndërtuar objekti me sip 2200 m2
– Ka fshehur automjetin me targë AA550 IB, Autoveture AUDI
-Automjetin me targë AA540 FC, tip NISSAN (Patrol) i regjistruar në emrin e të birit Maliq Zotkaj
– Ka fshehur të ardhurat e përfituara nga lidhja e kontratës me kompaninë Vodafone Albania, për dhënie me qera të një sip.toke 1100 m2 për vendosje antenash.
– Ka bërë deklarim të rremë lidhur me faktin që është larguar si administrator i shoqërisë ABG shpk, duke vijuar rol aktiv në këtë biznes.
– Fshehje, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare për shumën 1.000.000 euro në Societe Generale Albania.

Por, pavarësisht këtyre emri i tij as nuk është përmendur nga SPAK, prandaj kryebashkiaku vazhdon të vjedh rehat me tenderët.

Lexo edhe: Llatja i Elbasanit i jep Eral Myftarajt dhe vëllait të politikanit 7 miliardë lekë pa garë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: adritatik zotkajdenimePolicantenderxhevit ismaili

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Ka një arsye pse jeni “të përzgjedhurit” e mushkonjave

Ka një arsye pse jeni “të përzgjedhurit” e mushkonjave

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Sulmi në selinë e PD, hakmarrje”/ Berisha: U përdorën bomba shurdhuese e gazi
Breaking Views

“Sulmi në selinë e PD, hakmarrje”/ Berisha: U përdorën bomba shurdhuese e gazi

21:43 - 20/02/26

Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu deklaroi se asgjë nuk e pengoi vendosmërinë e shqiptarëve për t’u përballur...

Lexo më shumë
Hidhet molotovë e fishekzjarrë te Kuvendi, momenti kur protestuesi goditet në kokë

Hidhet molotovë e fishekzjarrë te Kuvendi, momenti kur protestuesi goditet në kokë

21:21 - 20/02/26
Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’

Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’

21:08 - 20/02/26
Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

20:51 - 20/02/26
“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

20:40 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com