GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-kryeprokurori në gjendje të rëndë shëndetësorë, por Gjykata e Apelit jep sot vendimin për Adriatik Llallën

12:17 - 22/09/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-kryeprokurori në gjendje të rëndë shëndetësorë, por Gjykata e Apelit jep sot vendimin për Adriatik Llallën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të mërkurë në orën 13:00 Gjykata e pritet të shpallë vendimin ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Vendimi ndaj ish -kryeprokurorit do jepet nga një trupë kryesuese e përberë nga 3 anëtarë, ku kryesuese është gjyqtarja Nertina Kosova dhe anëtarët Milana Muça dhe Dhimitër Lara.   Ashtu sikur shumë herë të tjera pritet që Llalla të mos paraqitet në seancë, pasi avokati i tij ka deklaruar se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Seanca e fundit ndaj Llallës u mbajt të enjten e kaluar, ku avokati mbrojtës i tij Sokol Hazizaj, i tha gjykatës se ish-kryeprokurori qëndron i shtruar në spital pasi vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

Edhe pse Hazizaj paraqiti prova të reja, gjykata nuk pranoi marrjen si provë raportin mjeko-ligjor të Llallës dhe faturat për shërbimet spitalore në SHBA që janë paguar nga një shtetas amerikan. Për këto, Hazizaj e cilësoi procesin të stisur dhe të paragjykuar për klientin e tij. APELI i GJKKO-së, rrëzoi kërkesat e mbrojtjes dhe vendosi që vendimi të jepet më 22 shtator, pra ditën e sotme.

Kujtojmë se ish kryeprokurori u dënua më 20 maj nga Gjykata e Posaçme Kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e cila e dënoi atë me 2 vite. Gjykata po ashtu vendosi ti konfiskohen pasuritë dhe të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite. Gjate mbrojtjes Llalla e cilësoi këtë proces të stisur ndërsa më herët ai është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Llalla u mor i pandehur nga SPAK pas një hetimi të nisur për të që prej vitit 2018 nga prokuroria e Durrësit e më pas ish prokuroria e krimeve të rënda. Ish-kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO lidhur me 3 episode, fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: Gjykata e ApelitLlalla

Lajme të lidhura

(VIDEO) Vlorë, arrestohet 35-vjeçari, i gjenden në banesë municion dhe tritol
Aktualitet

(VIDEO) Vlorë, arrestohet 35-vjeçari, i gjenden në banesë municion dhe tritol

11:15 - 22/03/26
Korçë/ 55-vjeçarja bie nga kati i dytë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës
Aktualitet

Ra nga muri në kalanë e Beratit teksa bënte foto, plagoset turistja holandeze

15:04 - 21/03/26
Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit
Aktualitet

Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

14:51 - 21/03/26
Para
Berisha i kundërpërgjigjet Bashës: Askush nuk mund ta pengojë mbledhjen e Kuvendit të PD

Berisha i kundërpërgjigjet Bashës: Askush nuk mund ta pengojë mbledhjen e Kuvendit të PD

TË FUNDIT

(VIDEO) Vlorë, arrestohet 35-vjeçari, i gjenden në banesë municion dhe tritol
Aktualitet

(VIDEO) Vlorë, arrestohet 35-vjeçari, i gjenden në banesë municion dhe tritol

11:15 - 22/03/26

Në vijim të goditjeve të pandërprera ndaj veprimtarive kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative,...

Lexo më shumë
Lufta në Iran rrit çmimin e naftës, kryeministri Rama tregon pse nuk ndërhyn

Lufta në Iran rrit çmimin e naftës, kryeministri Rama tregon pse nuk ndërhyn

10:52 - 22/03/26
Thyhet “tabuja” në Peqin, PD zgjedh për herë të parë një grua kryetare

Thyhet “tabuja” në Peqin, PD zgjedh për herë të parë një grua kryetare

10:38 - 22/03/26
Protesta e PD, ja rrugët ku policia do të kufizojë qarkullimin rrugor

Protesta e PD, ja rrugët ku policia do të kufizojë qarkullimin rrugor

10:24 - 22/03/26
Protestë në festën e Sulltan Novruzit, PD-ja aksion kundër qeverisë, Berisha: Në rrugë dhe sheshe…

Protestë në festën e Sulltan Novruzit, PD-ja aksion kundër qeverisë, Berisha: Në rrugë dhe sheshe…

09:15 - 22/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com