GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ish-pjesëtari i UÇK në Hagë: Akuzat ndaj meje të fabrikuara

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
28 nëntori ditë e shënuar dhe për UÇK-në, festohet 24-vjetori i krijimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, që akuzohet për drejtimin e një burgu të improvizuar kur supozohet se u keqtrajtuan njerëz dhe një u vra, në nisje të gjykimit ndaj tij në Hagë, tha se akuzat ndaj tij janë të fabrikuara.

“Nuk pranoj asgjë, të gjitha janë të fabrikuara”, tha Shala para Dhomave të Specializuara me seli në Hagë.

Prokurorët kanë ngritur katër akuza për krime lufte ndaj Shalës, përfshirë akuzat për torturë dhe vrasje. Ata kanë argumentuar se Shala ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka arrestuar dhe ka keqtrajtuar të paktën 18 persona, që i konsideronin spiunë apo bashkëpunëtorë të serbëve.

Mbi 13 000 persona besohet se janë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 nga trupat serbe që udhëhiqeshin nga presidenti i atëhershëm, Sllobodan Millosheviq. Kosova shpalli pavarësinë më 2008, por Serbia vazhdon të mos e pranojë.

Prokurori Alex Whiting u tha gjykatësve se Shala ka kryer vrasje duke marrë pjesë në rrahjen e një personi dhe më pas e ka qëlluar atë në këmbë, duke bërë që viktima të ndërronte jetë disa orë më vonë për shkak të gjakderdhjes.

“Rasti ndaj Shalës është shumë i drejtpërdrejtë dhe i thjeshtë, edhe pse në mënyrë tragjike ka ndryshuar jetën e shumë njerëzve dhe i ka marrë jetën njërit prej tyre”, tha Whiting në deklaratën hyrëse.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Gjykata është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por vepron në Hagë të Holandës.

Kjo gjykatë e ka shqiptuar dënimin e parë për krime lufte në dhjetor të vitit të kaluar.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Më herët, nga Dhomat e Specializuara në Hagë janë dënuar Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë.

Ndërkaq, më 3 prill pritet të nisë gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-krerëve të Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Këta ish-krerë të UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /Rel/

Etiketa: akuzagabrikimeUçk

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Nëna rreh të bijën në Korçë, ndërhyn policia

I plagosuri po pinte kafe në lokal, si ndodhi plagosja në Librazhd

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com