Ish presidenti Ilir Meta kërkon ndryshim të masës “arrest në burg”. Kërkesa është dorëzuar nga avokati i tij Kujtim Cakrani ditën e kaluar.
Cakrani i kontaktuar nga mediat, Cakrani tha “po është e vërtetë, ka dorëzuar të enjten kërkesën për verifikim kushtesh dhe zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë tjetër më të butë”.
Avokati i Metës, thekson se në praktikën e jurisprudencën Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut, arrestimi politikanëve sidomos atyre opozitarë dhe mbajtja për një kohë të gjatë në këtë masë për vepra penale që mendohet se janë kryer në një kohë të kaluar është jopropocionale.
“Në gjithë këtë periudhë 8 mujore të hetimit nën masën shtrëngues të arrestit me burg, kërkuesi shtetasi Ilir Metaj ka qenë në dispozicion të organit akuzës ashtu siç ka qenë edhe më parë, ka pritur qetësisht të pyetej dhe të jepte shpjegime rreth hetimeve, por edhe për të kryer qoftë edhe ballafaqime në funksion të zbardhjes së ngjarjeve apo rasteve që organi akuzës i cilëson si kriminale.
Asnjë veprim veprim nga ana e organit akuzës. Cka vërteton se qëllimi arrestimit të tij ka qenë krejt tjetër dhe jo për ato që pretendon prokuroria. Në praktikën gjyqësore është bërë tashmë normë që kur kërkohet zëvendësimi masave të sigurimit nga ana e të pandehurit, atij i kërkohen arsyet apo prova nëse e justifikon kërkesën! Padyshim që ne kemi provën më të fortë që i paraqesim gjykatës, atë të të qenit presidenti partisë dytë opozitare, Partisë lirisë.
Mbajtja në masën e sigurimit personal të arrestit me burg të një ish presidenti, ish kryeministri dhe ish kryetar kuvendi dhe së fundmi numri 2 dy i opozitës është mjaftueshmërisht provë që gjykata të vendosi zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga arresti në burg në një masë tjetër që parashikon ligji procedural penal.
Në praktikën e jurisprudencën Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut, arrestimi politikanëve sidomos atyre opozitarë dhe mbajtja për një kohë të gjatë në këtë masë për vepra penale që mendohet se janë kryer në një kohë të kaluar është jopropocionale, duke dhënë kështu një mesazh të qartë gjykatave të vendeve që ta kthejnë në praktikë vendimmarrje. Rasti Gëllçi kundër Shqipërisë është precedenti që Gjykata e Posaçme duhet ta ketë si një precedent për të pranuar kërkesën e zëvendësimit të masës sigurimit. Neni 5 i Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut e qartëson këtë moment procedural duke shmangur kështu edhe dyshimet”, thekson avokati në dokument.
Në argumentet e mbrojtjes pretendonte se në rastin Meta janë shkelur afatet duke kaluar 8 muaj dhe në asnjë rast nuk është paraqitur nga SPAK informacion dy mujor mbi çështjen. Gjithashtu, në argumente janë parashtruar edhe disa vendime të GJEDNJ, si raste analoge mes të cilave edhe dosja “Gëllçi”.
Disa ditë më parë, avokati i Metës Kujtim Cakrani tha se SPAK i komunikoi zgjatjen e afateve të hetimit klientit të tij, teksa ende ndaj këtij vendimi, nuk është bërë ankim nga mbrojtja. Ilir Metës dhe deputetes Monika Kryemadhi i janë komunikuar akuzat në limitet e afateve hetimore.

gijotina.com/










Discussion about this post