GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Isha me familjen në autobusin tjetër”, flet pronari i “Besa Trans”

09:41 - 30/11/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Isha me familjen në autobusin tjetër”, flet pronari i “Besa Trans”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bekim Haxhiu, pronari i autobusit ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në një intervistë për median bullgare pohon se autobusi që u dogj në autostradën “Struma” në Bullgari, ka qenë në rregull dhe nuk ka pasur probleme teknike.

Haxhiu ka përjashtuar mundësinë që disa nga pasagjerët të kenë futur lëndë djegëse në autobus, ndërsa konfirmoi se ai dhe familja e tij kanë qenë pjesë e të njëjtit ekskursioni në Stamboll, por kanë udhëtuar me autobusë të tjerë.

Në kufirin bullgaro-maqedonas, në dalje nga Bullgaria, Haxhiu ka marrë vesh se autobusi i tij është aksidentuar dhe ka shkuar me taksi në vendin e aksidentit, ku edhe ka qëndruar për orë të tëra.

Ai nuk ka pranuar të komentojë hetimet, por tha se tre javë para aksidentit autobusi i është nënshtruar kontrollit teknik në Jug të Maqedonisë.

“Para se të niseshim për në Turqi, i bëmë shërbimin, e kontrolluam, madje kur arritëm në Stamboll dhe atje shkuam në shërbim për t’i kontrolluar”, ka sqaruar pronari i “Besa Trans”.

Ai mohon se në autobus ka pasur tuba karburanti, sepse benzina që ata kanë mbushur në Stamboll mjaftonte për të arritur në Shkup.

“Tuba ka në çdo autobus, por me ujë, çdo autobus duhet t’i ketë për çdo rast. Ky është ujë rezervë. Ka kontroll të rreptë të hyrjes në Bullgari, bagazheve, shoferit, gjithçka që transportohet”, tha Haxhiu.

Pronari i “Besa Trans” tha gjithashtu se drejtuesit e autobusit kanë qenë profesionistë me shumë përvojë, të cilët e kanë kaluar shumë herë këtë rrugë, dhe se dy shoferë mjaftojnë për të bërë 12 orë rrugë.

Ngjarja e rëndë ndodhi javën e kaluar ku një nga autobusët e “Besa Trans” u përplas me bordurat e rrugës dhe shpërtheu, nga ngjarje e cila humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa hetimet vazhdojnë ende.

Etiketa: autobusBesa TransBullgariKryesore1

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Sherr pas flirtit? Valoni kërkon të lërë shtëpinë pas ofendimit të Antonelës

I tha të q**** r***! Valoni bën gati valixhet të lërë shtëpinë, Antonela s’mban dot lotët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisione...

Lexo më shumë
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com