GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ishte në kërkim për vrasje, arrestohet 30-vjeçari, pritet ekstradimi nga Luksembugru (Emri)

11:40 - 05/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ishte në kërkim për vrasje, arrestohet 30-vjeçari, pritet ekstradimi nga Luksembugru (Emri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 30-vjeçar i quajtur Edison Pula ka rënë në pranga ditën e sotme pasi ishte në kërkim prej kohësh.

Ai akuzohet për,  vrasje me paramendim, vjedhje, shkatërrim i pronës  dhe largim i të burgosurit nga burgu.

Edison Pula, anëtar i bandës së Niklës, i akuzuar për atentatin e dështuar me eksploziv ndaj Gentjan Bejtjes në Larushk dhe për një sërë veprash të tjera penale. Si u arratis edhe në vitin 2017 nga policia në Fushë Krujë:

Edhe pse i prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie 21-vjeçari në momentin që zbriti nga furgoni, mundi t’i shpëtojë policëve. Ai kapërceu murin rrethues, duke u larguar në drejtim të paditur. Arratisja ndodhi gjatë kohës së transferimit të tij nga stacioni i policisë së Fushë Krujës në të Krujës.

Uniformat blu ngritën postblloqe në rrugët kryesore dhe në të gjithë zonën për të kapur 21-vjecarin. Dy policët që e shoqëronin u treguan të pakujdesshëm dhe janë ndaluar me pas nga kolegët e tyre. Mbi Edison Pulën rëndojnë disa vepra penale si: ‘Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë’, ‘Shkatërrim i pronës me eksploziv’, ‘Vjedhje me dhunë’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve luftarake’.

Pula u prangos sëbashku me 8 anëtarë të tjerë të së njëjtës bandë. Sipas policisë ai është pjesëtar i grupit kriminal që organizoi atentatin ndaj Gentjan Bejtjes në fshatin Larushk të Krujës. Ne 2022 eshte arratisur nga burgu i Trevisos Në 10 qershor 2022 tre të dënuar me origjinë shqiptare janë arratisur nga burgu i Trevisos në Itali.

Ngjarja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit të djeshëm. Ata kanë mundur të arratisen pasi prenë hekurat e qelisë ku po vuanin dënimin dhe zbritën me çarçafë.

Edison Pula njihet edhe si mjeshter i arratisjeve

2016: – Edhe pse u arrestua dhe nën masa të rrepta sigurie 21-vjeçari në momentin që zbriti nga furgoni, mundi t’i shpëtojë policëve. Ai kapërceu murin rrethues, duke u larguar në drejtim të paditur. Arratisja ndodhi gjatë kohës së transferimit të tij nga stacioni i policisë së Fushë Krujës në të Krujës.

2022- Edison Pula, 27 vjeç është arratisur nga burgu i Trevisos në Itali mëngjesin e djeshëm. Ai u arratis nga burgu bashkë me 2 shokët e tij, por këta të fundit u arrestuan nga Policia.

 

Njoftimi i policisë

Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania), mbi vendndodhjen e një shtetasi të dënuar në Shqipëri, për disa vepra penale të rënda, si dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve me homologët e FAST Luksemburgut, nëpërmjet koordinimit të rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Together”.

Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi Edison Pula, 30 vjeç, i lindur në Krujë, i dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

Më tej, gjatë këtij operacioni, në bazë të një urdhër arresti europian, të lëshuar nga autoritetet franceze, u vu në pranga shtetasi A. S., 31 vjeç.

Zyrat homologe të Interpolit po vijojnë bashkëpunimin, për finalizimin e procedurave të ekstradimit të këtyre shtetasve.

 

Etiketa: arrestohetEdison Pulaishte ne kerkim

Lajme të lidhura

Pëlqenin të njëjtën vajzë/ Sherr mes shqiptarëve në Itali, 30-vjeçari vritet me katër plumba (Emri)
Aktualitet

Pëlqenin të njëjtën vajzë/ Sherr mes shqiptarëve në Itali, 30-vjeçari vritet me katër plumba (Emri)

10:38 - 21/03/26
Në “luftë” me çmimet/ Nga nafta te ushqimet, si po përhapet efekti i krizës globale në Shqipëri
Aktualitet

Në “luftë” me çmimet/ Nga nafta te ushqimet, si po përhapet efekti i krizës globale në Shqipëri

10:09 - 21/03/26
“Padi, akuza dhe anulime fluturimesh”/ Gazeta gjermane: “Air Albania” drejt falimentimit
Aktualitet

Pasi e falimentoi,Rama merr përsipër borxhet e Air Albania! Zbulohet shuma marramendëse

09:40 - 21/03/26
Para
Farmacistja: Meshkujt shqiptɑrë kɑnë turp të…

Farmacistja: Meshkujt shqiptɑrë kɑnë turp të…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pëlqenin të njëjtën vajzë/ Sherr mes shqiptarëve në Itali, 30-vjeçari vritet me katër plumba (Emri)
Aktualitet

Pëlqenin të njëjtën vajzë/ Sherr mes shqiptarëve në Itali, 30-vjeçari vritet me katër plumba (Emri)

10:38 - 21/03/26

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Arezzo, të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se...

Lexo më shumë
Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë, nesër niset drejt Nishit

Risi dhe dy rikthime të bujshme në Kombëtare, Sylvinho publikon listën për Play-off e Botërorit 2026

10:18 - 21/03/26
Në “luftë” me çmimet/ Nga nafta te ushqimet, si po përhapet efekti i krizës globale në Shqipëri

Në “luftë” me çmimet/ Nga nafta te ushqimet, si po përhapet efekti i krizës globale në Shqipëri

10:09 - 21/03/26
“Padi, akuza dhe anulime fluturimesh”/ Gazeta gjermane: “Air Albania” drejt falimentimit

Pasi e falimentoi,Rama merr përsipër borxhet e Air Albania! Zbulohet shuma marramendëse

09:40 - 21/03/26
Silvinjo publikon formacionin, mungojnë shumë titullarë

“Asgjë nuk është e pamundur”, Sylvinho: Do të luftojmë për gjithçka, për vendin dhe për tifozët

09:36 - 21/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com