GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ishte planifikuar të vritet bashkë me Kurtin, kush është Ismet Haxha?

16:39 - 19/09/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ishte planifikuar të vritet bashkë me Kurtin, kush është Ismet Haxha?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër person që ishte planifikuar të vritej, përpos kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Xhavit Halitit, ishte edhe Ismet Haxha.

Institucionet e Sigurisë në Kosovë, kishin marrë vitin e kaluar një informacion të rëndësishëm. Sipas asaj që shkruajnë mediat, një plan ishte thurur për eleminimin e tri figurave të rëndësishme në Kosovë.

Planifikohej të vritej kryeminsitri Albin Kurti, deputeti Xhavit Haliti dhe ish-komandanti nga Mitrovica, Ismet Haxha.

Por, kush është Ismet Haxha?

Ismet Haxha, është një nga figurat e njohura të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte komandant i njohur nga Mitrovica.

Haxha është edhe familjar i afërt ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Ish-komandanti Haxha, pas luftës ka qenë edhe anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës, që drejtohet nga Veseli.

Ish-eprori i UÇK-së ishte akuzuar nga Gjykata për krime të luftës, dhe ishte në grupin e njohur si “Drenica”, së bashku me Sylejman Selimin, ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së. Ai ishte shpallur i pafajshëm për akuzën për keqtrajtim në luftë dhe arratisjen nga QKUK

Si shpëtoi Haxha 3 shqiptarë që ishin zënë robër nga paramilitarët serbë?

Një prej aksioneve të suksesshme të luftës së UÇĶ në Vaganicë, të Mitrovicës që atë kohë drejtohej nga komandanti Ismet Haxha kundër paramilitarëve serbë, ndodhi më 6 prill të vitit 1999, rreth orës 11 të paradites. Atë ditë, paramilitarët serbë që operonin në këtë fshat, kishin nxjerrë para pushkatimit 3 qytetarë civilë.

Por ata shpëtuan, falë Ismet Haxhës. Haxha përmes një breshërie kallashnikovi, jo vetëm që shpëtoi robërit shqiptarë, por edhe vrau paramilitarët serbë. Numri i të plagosurve ishte shumë më i lartë nga luftimet që pasuan aksionin.

Për këtë ngjarje, kishte rrëfyer para pak kohësh, Argjent Zeqiri, ish-ushtar i UÇK-së.

“Komandanti Ismet Haxha ishte në pozicionin e duhur në drejtim me ne, në anën jashtë murit (në sokak), në një largësi ajrore 4-5 metra është ngritur në këmbë dhe shkrepi një breshëri plumbash në drejtim të këtyre dy paramilitarëve serbë, te cilit na mbanin peng”.

“Filluan gjuajtje edhe nga ana tjetër e ushtarëve serbë që ju vinin në ndihmë paramilitarëve, mirëpo në vendin tjetër kyç ishte edhe një ushtar i yni Besnik Bilalli, i cili gjuajti me granatë dore dhe ndali hovin e paramilitarëve në kohën që ne jemi tërhequr nga aty”.

“Ismet Haxha vazhdoi të përballet me ta derisa i la që të tre paramilitarët të vdekur në vend dhe disa të tjerë të plagosur që vinin çdo moment në mbrojtje të shokëve të tyre. Pas pak, në ndihmë erdhën edhe disa ushtarë të tjerë të Vaganicës dhe rrethinës, që luftuan pandërprerë deri me hyrjen e NATO-s në Kosovë”, përfundon rrëfimin Zeqiri.

Etiketa: Albin KurtiIsmet Haxhaplanifikimvritej

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Nami në këtë vend/ Moti i keq shkakton një viktimë dhe dhjetëra të plagosur, evakuoohen banesat

Nami në këtë vend/ Moti i keq shkakton një viktimë dhe dhjetëra të plagosur, evakuoohen banesat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com