Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një egjiptian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Thyerje e besimit”.
Mësohet se, policia ka arrestuar A. E., 35 vjeç, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kuvajtit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Thyerje e besimit”, parashikuar nga Kodi Penal i Kuvajtit.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Kuvajt, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.