GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Ishte thjesht pune”/ Hodhi në erë gazetaren, flet “killeri” me pagesë: Nuk do të fundosem vetëm

19:35 - 05/07/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ishte thjesht pune”/ Hodhi në erë gazetaren, flet “killeri” me pagesë: Nuk do të fundosem vetëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Killeri” që fshihet pas vrasjes me bombë të telekomanduar të gazetares së njohur malteze, Daphne Caruana Galizia ka rrëfyer detajet e krimit të rëndë në një intervistë për Reuters. Nga bugru, George Degiorgio tha se nëse do të kishte ditur më shumë për gazetaren e vrarë do të kishte kërkuar nga porositësit më shumë para për të kryer krimin.

“Po ta dija, do të kisha shkuar për 10 milionë. Jo 150 mijë”, tha ai duke iu referuar shumës në euro që ishte paguar për vrasjen e gazetares.

“Për mua ishte thjesht biznes. Po. Biznes si zakonisht!” i tha ai gazetarit të Reuters, duke shtuar: “Sigurisht që më vjen keq”.

Intervista me Degiorgio u krye gjatë hulumtimit për një dokumentar në lidhje me vrasjen e gazetares, me titull “Kush e vrau Dafnin?”

Vrasja e gazteares investigative me shpërthim të telekomanduar të makinës shkaktoi tronditje në të gjithë Evropën. Autoritetet malteze akuzuan Degiorgio dhe dy burra të tjerë – vëllain e tij Alfred dhe një bashkëpunëtor, Vince Muscat – për vrasjen e ndodhur në vitin 2017 në ishull në emër të një biznesmeni të njohur.

Degiorgio tha për Reuters se do të deklarohej fajtor përpara jurisë. “Unë do të flas me gjykatësin,” tha ai. Ai tregoi se do të jepte dëshmi për personat e tjerë të implikuar, si dhe do të fliste dhe për një komplot të parealizuar për vrasjen e gazetares.

Motivi i “zbërthimit” të tij, është ulja e dënimit për veten dhe vëllain, Alfredon.

“Ne nuk do të fundosemi vetëm”- tha ai.

Deri më tani, të dy vëllezërit Degiorgio e kishin mohuar përfshirjen në vrasje. Muscat u deklarua fajtor për akuzat në vitin 2020 dhe u dënua me një afat të reduktuar prej 15 vitesh burg në këmbim të dëshmisë së tij për këtë rast dhe disa krime të tjera.

Një nga biznesmenët më të pasur të ishullit, Yorgen Fenech, u akuzua gjithashtu në nëntor 2019 se kishte porositur Degiorgio dhe dy bashkëpunëtorët e tij për të kryer goditjen. Fenech ka mohuar akuzat, por ende nuk ka paraqitur mbrojtjen e tij. Në një deklaratë, avokati i tij, Gianluca Caruana Curran, tha se Fenech planifikoi të provonte në gjykatë se “ai në asnjë moment nuk sponsorizoi në mënyrë aktive” vrasjen e gazetares.

“Teksa proteston fuqishëm për pafajësinë e tij, Fenech pohon se me provat e disponueshme, hetime të pavarura dhe serioze mund të çojnë në arrestimin e porositësve të vërtetë të atentatit”.

Fenech u identifikua si organizator i vrasjes nga një ndërmjetës i dyshuar, shoferi i taksisë Melvin Theuma, i cili i shpëtoi ndjekjes penale në këmbim të bashkëpunimit me drejtësinë.

Theuma tha se ai e organizoi vrasjen me vëllezërit Degiorgio në emër të Fenech.

Në intervistë, Degiorgio tha gjithshtu se ishte i gatshëm të dëshmonte se një figurë e lartë politike malteze ishte përpjekur të organizonte vrasjen e gazetares dy vite më parë se ajo të vritej.

Caruana Galizia u vra pasi ngriti një sërë akuzash për korrupsion kundër njerëzve të fuqishëm, duke përfshirë ministra në qeverinë e Partisë Laburiste të ishullit. Vrasja e saj ngriti dyshime se disa nga njerëzit që ajo po hetonte mund të ishin të përfshirë në komplotimin e vdekjes së saj.

 

Lajme të lidhura

SHBA në mbyllje të pjesshme të fluturimeve: Çfarë po ndodh me aeroportet amerikane?
Botë

SHBA në mbyllje të pjesshme të fluturimeve: Çfarë po ndodh me aeroportet amerikane?

18:29 - 26/03/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump kritika anëtarëve të NATO-s: Nuk kanë bërë asgjë për të na ndihmuar, nuk do ta harroj

15:07 - 26/03/26
Moment historik për Kishën e Anglisë, kurorëzohet Kryepeshkopja e parë femër
Botë

Moment historik për Kishën e Anglisë, kurorëzohet Kryepeshkopja e parë femër

14:45 - 26/03/26
Para
Përfshihet nga flakët banesa në Himarë, dyshimet e para

Përfshihet nga flakët banesa në Himarë, dyshimet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26

“Korrupsioni nuk mund të relativizohet tek shoqëria”. Kështu ka pohuar ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi, duke iu bashkangjitur reagimeve pas deklaratave...

Lexo më shumë
Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë dhe shkon në finalen e madhe të play off-it për Botërorin

Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë dhe shkon në finalen e madhe të play off-it për Botërorin

23:07 - 26/03/26
Përmbysje dramatike në Varshavë, Shqipëria ndëshkohet pas rasteve të shpërdoruara

Përmbysje dramatike në Varshavë, Shqipëria ndëshkohet pas rasteve të shpërdoruara

22:56 - 26/03/26
Arbër Hoxha shënon gol, fillon festa e shqiptarëve në Varshavë

Arbër Hoxha shënon gol, fillon festa e shqiptarëve në Varshavë

21:40 - 26/03/26
Miratohen 2 parqe fotovoltaikë/ Rama i jep me koncesion 49 vjet tokën oligarkut Vasil Jovani

Miratohen 2 parqe fotovoltaikë/ Rama i jep me koncesion 49 vjet tokën oligarkut Vasil Jovani

20:57 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com