GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Itali, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçares shqiptare

12:10 - 12/03/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Itali, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçares shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arkivoli i bardhë dhe tullumbace për 19-vjeçaren shqiptare Eralda Spahillari, një nga dy viktimat e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës së kaluar në një rrugë të drejtë në Gorgo al Monticano.

Në Palasport në Ponte di Piave, në provincën e Trevisos, rreth 500 persona u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit Eralda Spahillarit, 19-vjeçares që humbi jetën në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës, 4 Mars, në Gorgo al Monticano, shkruajnë mediat italiane.

Të pranishmit u mblodhën rreth një arkivol të bardhë të mbuluar me lule të së njëjtës ngjyrë dhe një trëndafil të kuq xhami, përballë prindërve të vajzës dhe dy vëllezërve Floria dhe Erindi.

Mes kurorave të shumta me lule ishte edhe ajo e familjes Tatani. Arkivoli i bardhë është futur brenda strukturës nga familjarët e tij dhe nga babai i Mikele Tatani, i dashuri i Eraldës, i cili drejtonte makinën ‘BMW’ në të cilën po udhëtonin viktimat.

Në përfundim të ceremonisë laike, e cila u dha mundësinë miqve dhe të afërmve të 19-vjeçares për t’i dhënë lamtumirën e fundit, balonat u lëshuan në qiell.

Për viktimën tjetër të aksidentit, shoqen e Eraldës, 17-vjeçaren Barbara Brotto, varrimi do të bëhet të hënën e datës 13 mars, në orën 15:00, në Katedralen e Oderzos. Funeralet, për të cilat u organizua një mbledhje fondesh, u organizuan të enjten pasi prokuroria deklaroi lejen për t’u kthyer dy trupat te familjet e tyre.

Mikele Tatani i cili drejtonte makinën tip ‘BMW’, humbi kontrollin dhe doli nga rruga, në një shpejtësi 140 kilometra në orë, përpara se të përplasej me një pemë.

I riu ndodhet i shtruar në reanimacionin e spitalit të Trevisos dhe dyshohet për vrasje me automjet së bashku me Gëzim Qerosin, 18-vjeçarin nga Annone Veneto, i cili drejtonte një Polo.

Sipas hetimeve paraprake, dy mjetet janë përplasur pasi dyshohet se kanë parakaluar me shpejtësi. Pas goditjes fatale të BMW-së, Qerosi është larguar nga vendi i aksidentit.

Etiketa: Italivajza shqiptare

Lajme të lidhura

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
VIDEO/ Xhuli rrëfen dhunën e ushtruar nga “ishi” i saj

VIDEO/ Xhuli rrëfen dhunën e ushtruar nga “ishi” i saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com