GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Iu ndërpriten subvencionet/ Shoqata e Transportit: Do përkeqësohet shërbimi

15:47 - 12/04/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shërbimi i transportit urban në Tiranë pritet të përkeqësohet. Vendimi i qeverisë për të subvencionuar 100 lekë për litër naftë sektorit të transportit urban pas shtrenjtimit të karburanteve në nivelet mbi 230 lekë për litër do të shoqërohet me ndalimin e dhënies të subvencionit nga bashkia. Për muajt mars-prill-maj që operatorët e transportit urban do të tërheqin subvencionin e rritjes të çmimit të naftës, nuk do të marrin subvencionin e Bashkisë të Tiranës për rënien e numrit të pasagjerëve nga pandemi e Covid-19.

Kryetari i Shoqatës të Transportit Kombëtar Qytetas Rixhin Qoshja tha për “Monitor” se mosdhënia e subvencionimit të bashkisë do të përkeqësojë cilësinë e shërbimit. “Mosdhënia e subvencionimit të bashkisë për të kompensuar rënien e numrit të pasagjerëve sjell problematika në shërbim, pasi ky vendim i vendoste operatorët e transportit urban për zbatimin e disa kushteve që nga numri i kilometrave që duhet të përshkruanin. Duke mos marrë subvencionimin këta operatorë nuk janë të detyruar të përshkruajnë kilometrat e përcaktuara. Për këtë arsye nuk do të ketë cilësi shërbimi”, pohon z. Qoshja.

Shpërndarja e fondit me vlerë 1 milion euro për 11 operatorët e transportit urban kryeqytetas u miratua nga Bashkia e Tiranës në dhjetor të 2021. Shpërndarja e fondit kishte si qëllim kompensimin e rënies 55% të numrit të udhëtarëve në pandemi, sipas edhe studimit të GIZ për efektet e krizës në këtë sektor. Operatorët deri tani kanë tërhequr vetëm 1 këst. Kësti i parë u shpërnda me 2 muaj vonesë, ndonëse pritej të niste që në muajin janar. Shpërndarja e kompensimit do të jetë për periudhë 6 mujore me vlerë 200,000 lekë/muaj për çdo operator.

Nga paketa e rezistencës sociale sektori i transportit urban do të mbështet me fondin 5 milion USD Fondi do të përdoret për të kompensuar 100 lekë/litër naftë të deklaruar si shpenzim pranë DPT, sipas një tavani mujor nevoje për secilin operator të transportit publik të udhëtarëve, qytetës, rrethqytetës e ndërqytetës të linjave, të licencuara nga DPSHTRR, MIE dhe Bashkitë, për një periudhë 3 mujore. Fondi do të shpërndahet direkt çdo muaj për subjektet e transportit nga tatimet. Në këtë periudhë të rritjes të çmimit të naftës operatorë kanë reduktuar 50-55% numrin e autobusëve, pasi nuk arrijnë të përballojnë shtrenjtimin e lartë të karburanteve.

Më herët operatorët paralajmëruan për vështirësitë ekonomike në të cilat po ushtrojnë aktivitetin e shërbimit të transportit. Drejtori i transportit urban për linjën Kombinat-Kinostudio-Tufinë Kostandin Foni pohon se shpërndarja e fondit të paketës të rezistencës do të jetë lehtësi për një periudhë tranzitore, por për nxjerrjen e tyre nga kriza nevojitet marrja e masave fiskale. Kërkesat e operatorëve janë të njëjta me ato të kërkuara në nisje të pandemisë për të zbutur efektet nga rënia e numrit të pasagjerëve.

Edhe tani që po vuajmë rritjen e shpenzimeve nga shtrenjtimi i naftës Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas kërkon rimbursimin e TVSH-së në shitje, heqjen e akcizës të naftës 37 lekë/litër; heqja e taksës së qarkullimit në karburant për subjektet e licencuara që ushtrojnë aktivitetin në transportin urban (qytetës) 27 lekë/litër, si dhe rimbursimin e çmimit të biletës për kategoritë (Invalidë pune, të verbër, paraplegjik, tetraplegjik, studentët) të cilët udhëtojnë falas. MONITOR

Etiketa: alarmperkeqesimshebimesherbimesubvencionetransporttransporti publik

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
VIDEO/ Pamje “horror” nga vrasja në Fier, vjehrra e viktimës pastron gjakun

VIDEO/ Pamje “horror” nga vrasja në Fier, vjehrra e viktimës pastron gjakun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
Breaking Views

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26

Kandidatura e deputetit Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës ka nxitur një valë reagimesh, ndër të cilat më të shumtët...

Lexo më shumë
Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:14 - 02/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com