GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Iu prishen pazaret? Gonxhja anulon 2 tenderët me vlerë 8.5 MLD lekë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
.

Kështu në një ditë Gonxhja ka anuluar dy tenderë, që kapin vlerën 8.5 miliardë lekë.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhja ka hapur dhjetëra gara për tender të ndryshëm në këto 4 muajt e parë të këtij viti, të gjitha me vlera shumë të larta. Disa kontrata janë mbyllur, qoftë në shkelje apo manipulime Gonxhja ka firmosur lëvrimin e miliona lekëve. Por, tani po i mbeten pezull 8. 5 miliardë lekë, sepse plani për dy tenderët  nuk po i ecën sikur e kishte parashikuar Gonxhja.

Për këto dy tenderë ka pasur mungesë ofertash dhe  Gonxhja është detyruar t’i anulojë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt Ndërtim i godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)”, objekt multifunksional”. Më saktë do të bëhej rikonstruktim i godinës dhe për këtë Gonxhja kishte në plan të shpenzonte 7.9 miliardë lekë.

Këto para, ashtu sikur është vepruar me çdo tender tjetër të Gonxhes, do të ndaheshin mes tij dhe ndonjë biznesmeni që do të fitonte tenderin, sigurisht i ndihmuar nga kreu i DPSHTRR.

Por, me sa duket Gonxhja nuk paska rënë dakord për pazarin me ata që kanë paraqitur interes dhe kështu i ka shpallur të parregullta të gjitha ofertat. Për këtë arsye me datë 11 prill ai ka njoftuar anulimin e tenderit. Duke u justifikuar se asnjë ofertë nuk ishte e përshtatshme.

“Pasi edhe pas Rivlerësimit të bërë në zbatim të Vendimit të KPP-së nr.225/2023, me nr. 2649/12 prot, i datës 24.03.2023 nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme. Të gjitha ofertat janë shpallur të parregullta”, thuhet në njoftim.

Tenderi i makinave me qira

Po, në të njëjtën ditë DPSHTRR ka anuluar edhe një tjetër tender. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt ““Marrje me qira të automjeteve”, me vlerë 71 milionë lekë.

Gonxhe e ka kthyer në një biznes këtë marrjen e makinave me qira. Pasi edhe iu siguron nga një makinë për çdo person të stafit, por edhe mbush arkën e firmës që i akordon tenderët. Në fund sigurisht dhe ai merr pjesën e tij të mirënjohjes dhe parave. Në vitin 2022 ai mori disa makina me qira, por këtë vit për çudi ka mbetu pa ofertues.

Sepse në vendimin e anulimit, DPSHTRR shkruhet se nuk ka pasur asnjë ofertë për këtë tender dhe afati i fundit ka qenë data 3 prill. Kështu në një ditë Gonxhja ka anuluar dy tenderë, që kapin vlerën 8.5 miliardë lekë. Shpresojmë që këto para të planifikuar për këto tenderë të mbeten aty dhe të investohen për rrugët dhe transportin publik, se janë një vlerë  e konsiderueshme.

Lexo edhe: Gonxhja vazhdon biznesin e makinave me qira, shpenzon 70 MLN lekë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimanulimBledi Gonxhjamakina me qirandertesa e dpshtrr multifunksionaletender

Lajme të lidhura

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Para
Meta: Nga Pogradeci deri në Kolonjë do kemi fitore bindëse

Meta: Nga Pogradeci deri në Kolonjë do kemi fitore bindëse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e 98-të e protestës, qytetarët mbushin sheshet dhe rrugët deri në  largimin e qeverisë: Ta rrethojmë  kryeministrinë
Aktualitet

Rama urdhëron administratën të dalë në punë nga frika se do marrë pjesë në protestë!

09:49 - 24/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi një mesazh në prag të protestë kombëtare. Sipas tij, Edi Rama ka urdhëruar...

Lexo më shumë
Avokatët reagojnë ashpër: Rama po rikthen ‘fletërrufetë’ e komunizmit, duke denigruar qytetarët

Avokatët reagojnë ashpër: Rama po rikthen ‘fletërrufetë’ e komunizmit, duke denigruar qytetarët

09:22 - 24/10/26
Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

09:15 - 24/10/26
Sot protestë kombëtare për dorëheqjen e tij, Rama vazhdon provokimet me ftesat për dialog

Sot protestë kombëtare për dorëheqjen e tij, Rama vazhdon provokimet me ftesat për dialog

08:52 - 24/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

“Shkojmë në Durrës vetëm për fitore kundër Teutës”, Glen Daja e nis me sulm te Elbasani

08:29 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com