GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Iu refuzua 4 herë pensioni special, kineasti Mit’hat Gagu: Jam vetësakrifikuar, ndjej përçmimin e…

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Iu refuzua 4 herë pensioni special, kineasti Mit’hat Gagu: Jam vetësakrifikuar, ndjej përçmimin e…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kineasti 84-vjeçar, Mit’hat Fagu po lufton për të fituar pensionin e posaçëm “Për rezultate të dallueshme në fushën e kulturës dhe arteve”. Në 3 dekada punë në ish-Kinostudio, Shqipëria ai la disa filma artistike si “Prita”, filma dokumentarë e një kontribut të çmuar në filmin vizatimor. Por e gjithë kjo ka mbetur pezull si shkak i Këshillit të Ministrave, që nuk po merr vendimin për kineastin 84-vjeçar.
““Më vjen shumë keq, ky përçmim që ndiej nga administrata shtetërore për figurën time, për kontributin tim që kam dhënë në kinematografinë shqiptare dhe që jam vetësakrifikuar…kam kërkuar të drejtën legjitime për pension të veçantë se jam shumë i vonuar pas 30 vjetëve. Ministria e Kulturës e aprovon emrin tim 4 herë radhazi, dhe 4 herë radhazi unë hiqem nga administrata e Kryeministrisë. Dhe kjo më vë pozicion të vështirë të them të drejtën. Sepse unë ëndërroj të kthehem në Shqipëri, por me atë pension qesharak, 11500 lekë nuk mund të jetoj sepse jeta në Shqipëri është shumë shumë e shtrenjtë!”, thotë kineasti.
Vitet e fundit Fagu ka ndjekur emrat që kanë përfituar këtë pension special, duke tentuar të kuptoj për shkaqet që e përjashtojnë vetë atë.
“Ka shembuj të tjerë që kanë bërë kërkesa si unë dhe e kanë marrë! Janë 15 emra çdo vit që aprovohen , mbesin 14, hiqet vetëm emri im. Fillova të hulumtoj për këta 14 të tjerët. Shumica ishin sportistë, një artistë, dhe një njeri që s’kishte bërë asgjë për këtë vend. Mos harrojmë që në diktaturë jam internuar dhe unë 12 vjet”, thotë Fagu.
Largimi nga ish Kinostudio në vitin 1973 pas filmit dokumentar “Në shtigjet e revolucionit tekniko-shkencor”, e të tjera peripecira që i ka sjell puna me filmin, ishin disa nga goditjet që mori nga diktatura. Ndërsa në Itali po përgatitet një botim kritik për veprimtarinë e tij artistike, që do të titullohet “Disidenti”.

Lajme të lidhura

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar
Botë

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

14:55 - 07/10/26
Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit
Art & Kulturë

Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit

14:31 - 07/10/26
U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton
Art & Kulturë

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Para
E rëndë në Tiranë, fëmija 2 vjeç bie nga kati i pestë, humb jetën

E rëndë në Tiranë, fëmija 2 vjeç bie nga kati i pestë, humb jetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com