GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ivashov kundër pushtimit të Ukrainës nga Putin, ja letra dedikuar Rusisë

11:36 - 02/03/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ivashov kundër pushtimit të Ukrainës nga Putin, ja letra dedikuar Rusisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 31 janar 2022, gjeneral-koloneli në pension Leonid Ivashov, 78 vjeç, kryetar i Asamblesë së Oficerëve Ushtarakë Pan-Rus, publikoi një letër të hapur drejtuar Vladimir Putinit dhe qytetarëve të Federatës Ruse, në të cilën ai kundërshtonte fuqishëm një luftë me Ukrainën.

Ai e nis letrën e tij me pyetjen nëse po kërcënohet Rusia nga fuqitë që ndodhen jashtë kufijve të saj dhe shpejt arrin në një përfundimin e pashmangshëm se kërcënimet dhe sfidat kryesore qëndrojnë brenda kufijve të saj.

“Vendi ynë është në prag të fundit të historisë së tij. Të gjitha treguesit vital, përfshirë demografinë, po degradojnë vazhdimisht dhe shkalla e zvogëlimit të popullsisë po thyen rekordet botërore. Degradimi është sistematik dhe si në çdo sistem kompleks, shkatërrimi i një prej elementeve të tij mund të çojë në kolapsin e të gjithë sistemit.

“Dhe, për mendimin tonë, ky është kërcënimi kryesor për Federatën Ruse. Një kërcënim i natyrës së brendshme, që buron nga modeli i shtetit, cilësia e pushtetit dhe gjendja e shoqërisë.

“Arsyet e formimit të tij janë të brendshme: paqëndrueshmëria e modelit shtetëror, paaftësia e plotë dhe mungesa e profesionalizmit të sistemit të pushtetit dhe administratës, pasiviteti dhe çorganizimi i shoqërisë. Në këtë gjendje, asnjë vend nuk mund të ekzistojë gjatë.”
“Situata që po krijohet rreth Ukrainës është artificiale dhe përdoret për të përfituar forcat e brendshme në Federatën Ruse.”

Më pas ai e kalon vëmendjen tek Ukraina duke deklaruar se ligjërisht ajo është një shtet i pavarur, anëtar i OKB-së dhe në përputhje me nenin 51 të Kartës së OKB-së ka të drejtën e mbrojtjes individuale dhe kolektive. Prandaj, një luftë me Ukrainën do të jetë një pushtim.
“Që Ukraina të mbetej një fqinj miqësor i Rusisë, ishte e nevojshme që ne të demonstronim atraktivitetin e modelit shtetëror rus dhe të sistemit të pushtetit. Por modeli rus i zhvillimit dhe mekanizmi i politikës së jashtme të bashkëpunimit ndërkombëtar sprapsin pothuajse të gjithë fqinjët e tij, dhe pjesën më të madhe të botës.

“Përpjekjet për të detyruar kombet të “dashurojnë” Rusinë dhe udhëheqjen e saj përmes një ultimatumi dhe kërcënimeve për përdorimin e forcës janë të pakuptimta dhe jashtëzakonisht të rrezikshme.

Pastaj gjenerali në pension pyet nëse dhjetëra mijëra të rinj të vrarë në luftë mund të zgjidhë krizat demografike.

Gjenerali në pension vizaton një hartë të armiqësive hipotetike dhe arrin në përfundimin se është e garantuar se Rusia do të humbasë njëqind e dhjetë për qind. Dhe kështu ai pyet, pse atëherë lidershipi po planifikon një pushtim.

“Sipas mendimit tonë, udhëheqja e vendit, duke e kuptuar se është e paaftë për ta nxjerrë vendin nga kriza sistemike – dhe kjo mund të çojë në një kryengritje të popullit dhe një ndryshim të dhunshëm të pushtetit në vend – zyrtarë të korruptuar, media dhe forcat e sigurisë, me mbështetjen e oligarkisë, vendosën të aktivizojnë linjën politike për shkatërrimin përfundimtar të shtetësisë ruse dhe shfarosjen e popullsisë autoktone të vendit.

“Dhe lufta është mjeti që do ta zgjidhë këtë problem për të ruajtur për një kohë pushtetin e saj antikombëtare dhe për të ruajtur pasurinë e vjedhur nga populli. Nuk mund të japim asnjë shpjegim tjetër.”

Leonid Ivashov e mbyll apelin me kërkesën kolektive të asamblesë që Putini të japë dorëheqjen dhe u bën thirrje ushtarakëve që të mos i binden urdhrave të tij si komandant i përgjithshëm në rast lufte.

Ushtarakët e Rusisë besojnë se jo vetëm Putini dhe miqtë e tij kanë vjedhur pasurinë e popullit dhe kanë shkatërruar shtetin me paaftësinë, marrëzinë dhe lakminë e tyre, por ata po planifikojnë të kryejnë gjenocid për të qëndruar në pushtet.

Etiketa: Leonid Ivashov

Lajme të lidhura

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Para
Një vit pas burgosjes, Navalny po jeton në “ferr të gjallë”

Navalny, thirrje nga burgu: Ngrihuni në protesta kundër pushtimit të Ukrainës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

Astronautët në bordin e misionit Artemis II të NASA-s udhëtuan më larg nga Toka se çdo njeri në histori, pasi...

Lexo më shumë
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com