GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Izraeli kërkesë Shqipërisë: Shpallni HAMAS-in organizatë terroriste

15:44 - 09/10/23
në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli kërkesë Shqipërisë: Shpallni HAMAS-in organizatë terroriste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka kërkuar nga Shqipëria, por dhe nga vendet mike të Izraelit, që të shpallin Hamasin organizatë terroriste.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, ajo theksoi se Izraeli kërkon që vendet mike të mbështesin Izraelin dhe ndërkombëtarët t’i japin kohën e duhur për të reaguar ashtu siç e shohin ata të përshtatshme.

“Ne jemi duke kërkuar ndihmë nga miqtë tanë në pozicione të rëndësishme, në vende të mëdha si SHBA dhe anëtare të BE. Ne jemi duke kërkuar dy –tre gjëra kryesore. Ne duam që këto shtete të vazhdojnë të mbështesin Izraelin dhe ta deklarojnë hapur këtë mbështetje dhe e dyta duam të na japin kohën dhe legjitimitetin për të reaguar në mënyrën se si e shikojmë të përshtatshme për të reaguar.

Nuk do të përpiqemi që të cenojmë civilët në Gaza, por do të synojmë të targetojmë organizatën e Hamasit dhe liderët e Hamasit të vuajnë. Duam që ndërkombëtarët të na lejojnë të përballemi me Hamas. Asgjë nuk është e balancuar deri sa ne të shkatërrojmë infrastrukturën e Hamas-it. Kërkojmë mbështetjen e vendeve mike që të na mbështesin për këtë. Presim nga vendet mike ndaj Izraelit, përfshirë Shqipërinë që të shpall Hamasin si organizatë terroriste”, tha ajo.

Ajo theksoi se askush në Izrael nuk është i sigurt duke theksuar se do të hetojnë se nga erdhi sulmi.

E pyetur se përse Mossad që është agjencia e dytë më e madhe e spiunazhit në Perëndim pas CIA-s, nuk arriti të dallojë paraprakisht sulmin, nënvizoi se për këtë do të përgjigjet në një moment të dytë.

“Familja ime për fat të mirë është mirë, por që askush nuk është i sigurt. Jemi vend shumë i vogël. Kam disa miq, djali i të cilëve ka humbur.

Më duhet të them se në këtë kohë, kur kemi kaq jetë të humbura, kemi më shumë se 700 persona të vdekur dhe më shumë se 2200 persona në gjendje kritike dhe më shumë se 130 persona janë rrëmbyer.

Është një lloj sulmi ndryshe nga sulmet e tjera. Nuk mendoj se kemi aktualisht një përgjigje për këtë pyetje, është diçka që duhet ta hetojmë.

Do të shikojmë se si duhet të përgjigjemi. Ajo që është e rëndësishme është të kujdesemi për personat që janë në gjendje kritike. Për pyetjen do të përgjigjem në një moment të dytë”, tha ajo.

Etiketa: HamasIzrealiKryesore1Shqiperi

Lajme të lidhura

Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin
Aktualitet

Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin

15:20 - 23/02/26
Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares
Aktualitet

Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

15:19 - 23/02/26
Tronditje politike: Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest
Aktualitet

Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut!

14:48 - 23/02/26
Para
A është aktorja e njohur konkurentja e radhës në “BB VIP 2”?

Ish-banorja e “Big Brother VIP” në pritje të ëmbël

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin
Aktualitet

Manja si mburojë: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun, të mjaftueshme për hetimin

15:20 - 23/02/26

Teksa u zbardhën qëndrimet e demokratëve sot në Këshllin e Mandateve, te cilët kanë kërkuar që kuvendi t’i hapë rrugë...

Lexo më shumë
Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

Karburant, biznese,dhe ndërtesa/ Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, armikut të Aldo Bares

15:19 - 23/02/26
Tronditje politike: Balluku nën hetim për 8 tendera, SPAK kërkon autorizim për arrest

Zbardhen rekomandimet e 5 anëtarëve të opozitës: Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut!

14:48 - 23/02/26
Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

Rëndohet pozita e Ballukut, kreu i SPAK: Me akuzat e deritanishme rrezikon deri 35 vite burg…

14:21 - 23/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com