GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Izraeli nuk ndal sulmet, Hezbollah premton hakmarrje

19:51 - 27/03/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli nuk ndal sulmet, Hezbollah premton hakmarrje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Izraeli bombardon furishëm jugun e Gazës, pasi negociatat e paqes dështuan. Të paktën 14 civilë palestinezë raportohen të vrarë në Rafah pranë kufirit me Egjiptin, ku ushtria e Tel Avivit vazhdon ofensivën përkundër presionit amerikan për të ndaluar.

Kjo valë sulmesh ngjalli frikë në më shumë se 1 milionë palestinezë të strehuar në skajin lindor të enklavës. Në 24 orët e fundit raportohen mbi 76 persona të vrarë në Gaza, me 11 anëtarë të së njëjtës familje që humbën jetën nga sulmet ajrore izraelite në Rafah.

“Çdo shtëpi e banuar, duhet goditur. Ky është absurditet i plotë. Ku janë njerëzit? Ku është kombi mysliman? Ku janë arabët? Nuk mund të ecim më as rrugëve. Babai dhe nëna ime ishin 75 e 62 vjeç, çfarë kishin bërë ata”, tha Mussa Dhaheer, banor i Palestinës.

Kësaj thirrje të dëshpëruar i është përgjigjur Presidenti i Turiqisë, Erdogan, duke kërkuar që Izraeli të respektojë rezolutën e OKB-së për armëpushim të menjëhershëm. Erdogan e quan Izraelin fëmija i llastuar i Perëndimit. Nga ana tjetër, kryeministri Benjamin Netanyahu i kthen këtë përgjigje.

“Mendova se vendimi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit ishte një veprim shumë, shumë i keq. E keqja e vendimit të SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ishte se ai inkurajoi Hamasin të merrte një qëndrim të ashpër dhe të besonte se presioni ndërkombëtar do ta pengojë Izraelin nga lirimi i pengjeve dhe shkatërrimi i Hamasit. ‘Mos vini bast për këtë presion, nuk do të funksionojë’, tha Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit.

Ndërkohë, ushtria izraelite sulmoi edhe Bregun Perëndimor, duke vrarë atje 3 palestinezë dhe plagosur 7 të tjerë. Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka dënuar sulmin e Izraelit dhe premtoi se do të hakmerret. Këto zhvillime vijnë pasi Uashingtoni u tërhoq dhe lejoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së të miratonte një rezolutë e cila bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Etiketa: HezbollahIzrael

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Rama fajëson KQZ-në për procesin e votimit: Po dekurajon votuesit

Raporti/ Krimet zgjedhore nuk hetohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

Qeveria shpreh çrregullím dhe ftohje te marredhenieve me Ambasaden e SHBA. Kjo vjen per arsye se SHBA mbeshtet SPAK, qe...

Lexo më shumë
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com