GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Izraeli rrit presionin për dozën e tretë të vaksinës

13:52 - 03/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli rrit presionin për dozën e tretë të vaksinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Izraelit po rrit presionin ndaj personave që janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit. Nga dita e diel (3 tetor) certifikata e vaksinimit e cila lehtëson lëvizjen dhe qasjen në jetën publike, do të jetë e vlefshme vetëm gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës. Pas kësaj periudhe njerëzit duhet të marrin dozën e tretë përforcuese për të pasur mundësi të hyjnë në ambiente të mbyllura. Izraeli është vendi i parë që e përfshiu dozën përforcuese të vaksinës në certifikatën e vaksinimit.

Masa po shihet gjerësisht si një hap për të inkurajuar vaksinimin me dozë përforcuese. Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, më shumë se 1 milion njerëz mund të preken nga rregullorja e re. Certifikata është e nevojshme për të marrë pjesë në pothuajse të gjitha fushat e jetës publike në Izrael. Të gjithë të moshës 3 vjeç e lart duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar, janë shëruar nga COVID-19 ose janë testuar negativ nëse duan të vizitojnë ngjarje sportive ose kulturore, palestra, muze, restorante, universitete ose konferenca.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 61 për qind e afërsisht 9.4 milionë banorëve janë vaksinuar me dy doza, ndërsa rreth 37 për qind me dozë përforcuese. Parakushti për dozën e tretë është që vaksinimi i dytë të jetë bërë së paku pesë muaj më parë. Në fillim të shtatorit, Izraeli regjistroi më shumë se 11,000 infeksione të reja në ditë, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Që atëherë, numri ka rënë gradualisht. Shumë izraelitë organizuan demonstrata në të gjithë vendin në shenjë proteste ndaj masave të reja. Kundërshtarët thanë se kjo është një formë e vaksinimit të detyruar.

Marrë nga REL

Etiketa: Vaksine

Lajme të lidhura

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Para
Nuk vonon edhe ‘shpërthimi’ i Pique: Mund të luanim edhe për tre orë dhe prap nuk do fitonim kundër Atletikos

Nuk vonon edhe ‘shpërthimi’ i Pique: Mund të luanim edhe për tre orë dhe prap nuk do fitonim kundër Atletikos

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com