GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Izraeli zgjeron sulmin tokësor në Gaza

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli zgjeron sulmin tokësor në Gaza
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Izraeli njoftoi zgjerimin e operacioneve ushtarake në Gaza, që po shoqërohet me një evakuim në shkallë të gjerë të popullësisë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka bërë të ditur se ushtria do të pushtojë “zona të mëdha” të territorit. Në një deklaratë, Katz tha se operacioni i zgjeruar kishte për qëllim “shkatërrimin dhe pastrimin e zonës nga terroristët dhe infrastrukturën terroriste”. Mes të tjerash sipas tij ky zgjerim i ofensivës dhe presioni ushtarak është mënyra e vetme për të rikthyer 59 pengjet e mbetura dhe për t’i dhënë fund luftës.

Ushtria izraelite raportohet se nisi operacionet tokësore në Rafah dhe Khan Younis gjatë natës duke vrarë dhjetëra persona e duke plagosur disa të tjerë. Paralajmërimet nga forcat izraelite janë lëshuar më herët në jug të Gazës për banorët që jetojnë rreth Rafah dhe Khan Younis, duke u thënë atyre të lëviznin në zonën Al-Mawasi në breg, të përcaktuar më parë një zonë humanitare.

Ndërsa operacioni në Gaza është përshkallëzuar, Izraeli ka goditur gjithashtu objektiva në Libanin jugor dhe Siri, duke rritur tensionet. Nga ana tjetër, katër persona janë raportuar të vrarë në sulmet e Shteteve të Bashkuara në rajonin Hodeidah të Jemenit, sulmet më të fundit vdekjeprurëse kundër forcave Houthi.

Mediat lokale raportuan se rajoni Hajjah në veriperëndim dhe Saada në veri ishin sulmuar gjithashtu. Pentagoni ka njoftuar gjithashtu se do të rrisë numrin e aeroplanmbajtësve amerikanë të vendosur në Lindjen e Mesme në dy.

Më shumë se 60 njerëz janë vrarë në Jemen që kur Uashingtoni filloi një ofensivë ushtarake më 15 Mars kundër forcave Houthi. Grupi i armatosur jemenas ka kërcënuar se do të kryejë sulme ndaj anijeve të lidhura me Izraelin në Detin e Kuq, në përgjigje të prishjes së armëpushimit në Gaza.

Etiketa: GazaIzrael

Lajme të lidhura

Goditet grupi i kokainës në Britani, dënohen me burg tre të rinjtë shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Goditet grupi i kokainës në Britani, dënohen me burg tre të rinjtë shqiptarë (Emrat)

15:29 - 21/11/26
Melania Trump kritikon njerëzit që rrethojnë presidentin amerikan: Ka shumë që i thonë vetëm ‘po’
Botë

Melania Trump kritikon njerëzit që rrethojnë presidentin amerikan: Ka shumë që i thonë vetëm ‘po’

15:14 - 21/11/26
“A do të martohesh me mua?” Deputeti australian i propozon partneres gjatë seancës në Parlament
Botë

“A do të martohesh me mua?” Deputeti australian i propozon partneres gjatë seancës në Parlament

14:56 - 21/11/26
Para
Salah mund të ikë nga Liverpool, joshet nga Arabia

Mungon vetëm firma, vendoset e ardhmja e Salah

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet protesta kundër qeverisë, protestuesit paralajmërojnë tubim masiv më 28 Nëntor
Aktualitet

Mbyllet protesta kundër qeverisë, protestuesit paralajmërojnë tubim masiv më 28 Nëntor

20:12 - 21/11/26

Protesta e kësaj të shtune kundër qeverisë ka përfunduar në “Sheshin Skënderbej”, pas disa orësh tubim dhe marshimi në rrugët...

Lexo më shumë
Tensione në kryeqytet/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Tensione në kryeqytet/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

19:54 - 21/11/26
Të rinjtë i lënë mesazhin Ramës në muret e Kryeministrisë: “28 Nëntor, dorëheqje!”

Të rinjtë i lënë mesazhin Ramës në muret e Kryeministrisë: “28 Nëntor, dorëheqje!”

19:32 - 21/11/26
“Balluku po konsumon aktivitet kriminal në liri”, Çollaku: SPAK të kërkojë tjetër masë sigurie

“Balluku po konsumon aktivitet kriminal në liri”, Çollaku: SPAK të kërkojë tjetër masë sigurie

19:16 - 21/11/26
Teuta i jep fund krizës, një gol i mjafton për të zhytur në fund Laçin

Teuta i jep fund krizës, një gol i mjafton për të zhytur në fund Laçin

19:04 - 21/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com