GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ja kërkesat e opozitës për komisionin hetimor Rama-McGonigal

12:18 - 03/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja kërkesat e opozitës për komisionin hetimor Rama-McGonigal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot në Kryesinë e Kuvendit, u dorëzua dokumenti me firmat e 44 deputetëve të opozitës, që kanë firmosur kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen Rama-McGonigal. Po çfarë kërkohet në mënyrë specifike në këtë dokument?

Teksti i plotë:

OBJEKTI:

Kërkohet ngritja e Komisionit Hetimor të Kuvendit “Për verifikimin e ligjshmërisë të:

(i) Kontakteve dhe marrëdhënieve të Kryeministrit Edi Rama me agjentin special të FBI Charles McGonigal, me shtetasin Dorian Duçka dhe ish-agjentin e Sigurimit të Shtetit Agron Neza, si dhe përfshirja e tyre në marrëdhënie dhe ndërveprim me agjentin special të FBI Charles McGonigal dhe oligarkun rus Oleg Deripaska;

(ii) Nxitjes, ndikimit, porositjes, përdorimit, përfshirë përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, rryshfetit apo pasurive publike, ndaj agjentit special të FBI Charles McGonigal dhe/ose agjentë të tjerë të përfshirë, për përfitime politike të Kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të Opozitës shqiptare;

(iii) Lejimit, lehtësimit dhe favorizimit të bërjes biznes në Shqipëri, përfshirë dhënies së lejeve, licensave, dhe autozimeve shtetërore nga Qeveria apo entitete shtetërore shqiptare, për investimet e oligarkut rus Oleg Deripaska, person i afërt i Vladimir Putin dhe njëkohësisht nën sanksione nga SHBA, dhe që nga data 08.04.2022 i sanksionuar nga Bashkimi Europian dhe Republika e Shqipërisë;

(iv) Hapjes dhe zhvillimit të aktiviteteve të biznesit në Shqipëri të agjentit special të FBI Charles McGonigal; si dhe

(v) Marrëdhënieve të biznesit në Shqipëri të kryera nga, ose ndërmjet shtetasve, Oleg Deripaska, Charles McGonigal, Dorian Duçka, Mark Thomas Rossini, Agron Neza, Shefqet Dizdari, përfshirë të gjithë ortakët, bashkëpunëtorët dhe përfaqësuesit e këtyre të fundit, me kompani vendase apo të huaja në Shqipëri, apo me institucionet shtetërore Shqiptare”.

Neni 77 i Kushtetutës së Shqipërisë, Neni 25 i Rregullores së Kuvendit, si dhe Ligji Nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, të ndryshuar.

 

Etiketa: Komision HetimorRama

Lajme të lidhura

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Para
Shkodër,shembet mbikalimi i këmbësorëve te Ura e Baçallëkut

Shkodër,shembet mbikalimi i këmbësorëve te Ura e Baçallëkut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com